• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E ELTON JAVORIT/ Detajet e reja: Gjendet makina e autorit, sekuestrohet ‘Benz-i’ i blinduar
Home
Breaking News

VRASJA E ELTON JAVORIT/ Detajet e reja: Gjendet makina e autorit, sekuestrohet ‘Benz-i’ i blinduar

10 December, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Tre ditë pas vrasjes së Elton Javorit në Fier, policia ka mundur të gjejë automjetin e autorit të dyshuar të krimit. Bëhet fjalë për makinën tip Benz me të cilën udhëtonin vëllezërit Agim Gashi dhe Kreshnik Gashi, që shkëmbyen zjarr drejt makinës së Elton Javorit duke e lënë të vdekur këtë të fundit.

Automjeti është gjetur në garazhin e  mbyllur të banesës së një 70-vjeçari me iniciale R.P. në Dërmënas të Fierit.

Ndaj 70-vjeçari ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për veprat penale përkrahja e autorit të krimit, prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak dhe prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive.

Në makinën e të dyshuarit u gjet një gëzhojë arme, ndërsa në banesën e 70-vjeçarit u sekuestrua një fishek arme.

Gjithashtu, në të njëjtin garazh policia sekuestroi një makinë tjetër tip Benz i blinduar, në bagazhin e të cilës ndodhej një targë e vjedhur nga një makinë tjetër.

Në një tjetër banesë në zonë që ruhej nga 70-vjeçarit, uniformat blu gjetën 3 celularë të fikur, 4 jelekë antiplumb si të policisë, 1  armë gjahu teke, 1 armë shotgan, 2 krehra pistolete bosh dhe 1 sëpatë me bisht druri, të dyshuara se mund të jenë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.

Ndërkohë, autorët e dyshuar të vrasjes, vëllezërit Gashi, janë të shpallur në kërkim nga policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "HAPE DERËM JEMI POLICIA"/ Detajet si u tentua të grabiten dy të moshuarit në Tiranë
Previous article I SHËRBENTE ERJIN ALIBEJT/ U dënua me 2 vite e 4 muaj burg për korrupsion pasiv, ish-komisari i Elbasanit Leonard Palushi, rekurs vendimit...

s.autor

Postime të ngjashme

SOT PROTESTË E MADHE KOMBËTARE/ Autokolona kilometrike e diasporës mbërrin në Lezhë Aktualitet

SOT PROTESTË E MADHE KOMBËTARE/ Autokolona kilometrike e diasporës mbërrin në Lezhë

EMRI/ I shpallur në kërkim për vrasjen një personi, arrestohet në Greqi 58-vjeçari i rrezikshëm Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim për vrasjen një personi, arrestohet në Greqi 58-vjeçari i rrezikshëm

E PËSON KEQ/ Tentoi të fuste 46 kg kanabis të trafikuara nga Kanadaja, arrestohet në Rinas 34-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Tentoi të fuste 46 kg kanabis të trafikuara nga Kanadaja, arrestohet në Rinas 34-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT