• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E EGLANTINA BUCIT/ Prokuroria kërkon 50 vite burg për babë e bir
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E EGLANTINA BUCIT/ Prokuroria kërkon 50 vite burg për babë e bir

20 January, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 50 vite burg për Faik dhe Shkëlzen Bucin të akuzuar për vrasjen e Eglantina Bucit 10 vite më parë. Prokuroria ka kërkuar dënimin me 25 vite për babanë e Eglantinës, Faikun dhe 25 të tjera për të vëllanë Shkëlzenin për veprën penale vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim.

Eglantina Buci u ekzekutua nga vëllai i saj 10 vite më parë në malin me Gropa në Tiranë. Familja nuk e pranonte faktin që vajza ishte larguar nga shtëpia dhe bashkëjetonte në zonën e Freskut.

Përballë kësaj situate, babai Faik Buci thuri planin, ndërsa djali Shkëlzen Buci e ekzekutoi motrën e tij. Krimi makabër u zbulua nga një bashkëpunëtor i drejtësisë, shok i Shkëlzen Bucit, që kishte qenë i pranishëm në momentin kur vëllai vrau motrën.

Bashkëpunëtori i drejtësisë ka rrëfyer përpara grupit të hetimit të gjithë situatën me detaje se si ka nisur situata kur 23-vjeçarja Englantina Buci u mor me dhunë nga i vëllai dhe më pas u vra. I penduari i ka thënë grupit të hetimit që shikonte makthe dhe se nuk mund ta mbante më këtë barrë mbi supe pasi kishte edhe familje.

Ai u arrestua në korrik të vitit 2017 me akuzën e bashkëpunëtorit, pasi Shkëlzen Buci i kishte kërkuar që të ruante duke monitoruar lëvizjet e aktorit. Por në momentin e arrestimit ai kishte një kërkesë për drejtësinë.

“Unë nuk do të jap shpjegime në këto momente, kërkoj nga organi i akuzës të më vendosë në dispozicion një kopje të akteve të hetimit konform rregullave ligjore pasi të njihem me këto materiale jam në dispozicion të jap shpjegime” tha ai në korrik 2017 kur u arrestua.

6 muaj më pas në janar të vitit 2018, ai tregoi vrasjen e Eglantina Bucit nga vëllai në bashkëpunim me të atin në vitin 2012 në Malin me Gropa. (Lexo këtu dëshminë e plotë). Për zbardhjen e kësaj ngjarje, ai mori statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZI NË FAMILJEN E LULZIM BASHËS/ Bashkëshortja jep lajmin e rëndë: Me hidhërim njoftojmë ndarjen nga jeta...
Previous article MBROJTJA KIBERNETIKE/ Rama: Po flasim me ambasdoren Yuri Kim për krijimin e një qendre ekselence...

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Hiqej si karabinier për të mashtruar të moshuarit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali! Ja si ra në kurthin e gazetares Aktualitet

E PËSON KEQ/ Hiqej si karabinier për të mashtruar të moshuarit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali! Ja si ra në kurthin e gazetares

AKSIDENT NË LUSHNJE/ Automjeti kthehet përmbys në mes të rrugës! Shoferi përfundon në spital, dyshohet se ishte me shpejtësi të lartë Aktualitet

AKSIDENT NË LUSHNJE/ Automjeti kthehet përmbys në mes të rrugës! Shoferi përfundon në spital, dyshohet se ishte me shpejtësi të lartë

I DËNUAR PËR 5 VRASJE NË TRE SHTETE/ Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri Aktualitet

I DËNUAR PËR 5 VRASJE NË TRE SHTETE/ Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT