• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E EFEKTIVIT PRELA/ Dëshmia e mikut që e ka parë i fundit gjallë: Më mori nga Rinasi e më solli në Shkodër, e luta…
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E EFEKTIVIT PRELA/ Dëshmia e mikut që e ka parë i fundit gjallë: Më mori nga Rinasi e më solli në Shkodër, e luta…

29 December, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Mbrëmjen e sotme emisioni ‘Në Shënjestër’ publikon për herë të parë detaje të pathëna nga dosja hetimore e vrasjes së punonjësit të policisë, Xhuliano Prela dhe se si makina që u përdor nga autorët ishte shitur disa herë brenda pak javësh te persona të ndryshëm.

Sipas rrëfimeve të familjarëve të viktimës, natën e ngjarjes, Xhulio, siç ata e thërrisnin, ndodhej në banesën e prindërve të tij në qytetin e Lezhës. Aty, ku konsumoi edhe darkën e fundit me ta.

Vetëm pak pas mesnate, ai kërkoi të ngrihej nga tryeza pasi do të shkonte të merrte një mikun e tij në Aeroportin e Rinasit.
Sipas dosjes hetimore dhe dinamikës së zbardhur të ngjarjes, Xhuliano Prela, u gjet i ekzekutuar brenda makinës së tij në orën 3.00 të mëngjesit, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë. Por ky nuk do të ishte orari i vërtetë i krimit.
Çka do të zbulohej më pas nga vëzhgimi i të gjithë kamerave të sigurisë së autostradës Lezhë-Shkodër.

Sipas dëshmisë së mikut të tij emigrant, që mbërriti atë mëngjes në Aeroportin e Rinasit, Xhulio kishte dalë për ta pritur ashtu siç ata edhe e kishin lënë më herët.

Ata u takuan së bashku në aeroport në orën 12.10, pak pas mesnate.

Pasi lanë aeroportin të dy u drejtuan për në Shkodër, për në banesën e mikut të tij.

Ku edhe pse ky i fundit iu lut të qëndronte aty natë, Xhulio vendosi të kthehej sërish në Tiranë. Por rrugës së kthimit në kryeqytet, në autostradën Lezhë-Tiranë diçka duket se ndodhi.

Por çfarë tha për mediat, miku i tij Pjetër Gavoçci, ai që e pa dhe e takoi i fundit në të gjallë, Xhuliano Prelën.
“Unë pata marrë motrën në telefon dhe i thashë a mundesh me më dalë para. Më tha nuk mundem Pjetër pas orës 10 të natës, se është kjo koha e pandemisë, por do të vijë Xhulio të të marrë në Rinas.

Unë i thashë, lene mos e nxirr djalin hiç se po marr taksi edhe vij. Por ajo më tha mu se Xhulio ka qef me të taku. Kam ardh në orën 12.10 edhe kam shku te makina me ta. Prej te makina më dha një çakmak se desha me ndez cigare e ma la kujtim për tanë jetën. Ka shku, ka pagu biletën e parkingut. Kena ndejt duke ba muhabet në makinë. Na ka shku rruga si me kenë t’u hyp në makinë e duke u ul direkt. Kena ardh te shpia edhe ju luta katër – pesë herë që të rrijë këndej, sepse edhe motra më pati thënë që të mos e leja të lëvizte natën. Nuk mundem me fjetë kund më ka thënë. I thashë motrës së nuk dëgjoj me ndejt. Nuk ma dha Zoti që t’i thoja ta merrte rrugës dhe të dinim ku ishte. Ka ardh motra në mëngjes dhe më ka thënë hajde se ka bërë aksident Xhulio. Kam shku në Lezhë. Kur kena shku te spitali, thotë oficeri i policisë “rrofshi vetë”. Pastaj më mori 5 metra më andej e më tha se nuk është çështje aksidenti, por e kanë vra”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RESHJE DHE STUHI BORE NË JAPONI/ Skena të tilla thuhet se nuk mbahen mend as nga banorët më të vjetër
Previous article "KAM FANTAZUAR ÇDO GJË ME TY"/ Erjoni ia thotë troç Anës, ndërhyn Rrushja

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA NË TIRANË/ OKB: Të gjitha palët të përmbahen nga dhuna dhe të ulin tensionet Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ OKB: Të gjitha palët të përmbahen nga dhuna dhe të ulin tensionet

PROTESTA/ Sërish tensione para Ministrisë së Arsimit, përplasje mes protestuesve dhe policisë Aktualitet

PROTESTA/ Sërish tensione para Ministrisë së Arsimit, përplasje mes protestuesve dhe policisë

NJOFTIMI I RËNDËSISHËM/ Aeroporti i Rinasit: Ja fluturimet që anulohen Aktualitet

NJOFTIMI I RËNDËSISHËM/ Aeroporti i Rinasit: Ja fluturimet që anulohen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT