• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E EDMIR BREGUT/ Njëri nga ekzekutorët anëtar i grupit të Avdylajve! U vra me kallashnikov në maj në Durrës
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E EDMIR BREGUT/ Njëri nga ekzekutorët anëtar i grupit të Avdylajve! U vra me kallashnikov në maj në Durrës

3 October, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Alfred Doka dhe Ermir Dedja vepruan si ekzekutorë të Edmir Bregut në 2021 në Durrës, ngjarje që u zbardh një ditë më parë nga SPAK. Porositësi i vrasjes, sipas Prokurorisë, dyshohet se ishte Astrit Avdylaj në shenjë hakmarrjeje për tentativën për të vrarë nipin e tij, Aldo Avdylaj. Alfred Doka është shpallur në kërkim, ndërsa Dedja, 29-vjeç, u ekzekutua më 20 maj të këtij viti në Durrës.

Anëtari i bandës së Avdylajve u vra pranë një qendre shëndetësore teksa po lëvizte në këmbë. Ai u qëllua me plumba kallashnikovi nga një makinë tip “Seat”. Autorët nuk dihen ende por policia ka identifikuar 5 persona si të përfshirë në ngjarje. Dy janë vënë në pranga, Erion Ndoni, 36-vjeç dhe Klodian Berisha, 35-vjeç, të cilët akuzohen se kontrabanduan automjetin që u përdor nga autorët.
Në kërkim është shpallur 33-vjeçari Xhuljano Dyrmishi për sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje dhe për kontrabandë të mallrave. Dy të tjerët, një shqiptar dhe një maroken, u shpallën në kërkim dy ditë pas ngjarjes së rëndë me akuzën e sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen. Vrasja e Edmir Bregut u zbardh pas përgjimeve në Sky ECC të grupit kriminal të Astrit Avdylajt dhe Aleksandër Lahos, i njohur ndryshe edhe si “Rumi i Shijakut”. SPAK thotë se si drejtues dhe koordinator i grupit të strukturuar kriminal, dyshohet të jetë Aldo Avdylaj, si ndihmës dyshohet të jetë Enea Kume (vëllai i deputetit të PS Loer Kume ). Ekzekutorët ishin Alfred Doka dhe Ermir Dedja. SPAK po heton gjithashtu që në këtë vrasje mund të jenë të përfshirë edhe persona të tjerë.
Edmir Bregu alias Ilir Kuçi, 32 vjeç, ishte me origjinë nga Kukësi dhe jetonte në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Pasditen e 23 janarit 2023, ai po qarkullonte me makinën e tij tip “Porsche Cayene” në lagjen nr.16 të Durrësit. 32-vjeçari u ekzekutua me dy plumba, një në kokë dhe një në gjoks sapo zbriti nga makina e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKOHET FOTO/ Ky është 29-vjeçari kuksian që u gjet i varur në tabelën rrugore në Bruksel
Previous article REKRUTONIN VAJZA NGA AMERIKA LATINE/ 19 masa sigurie në Shqipëri e Kolumbi

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË VLORË/ Drejtuesi i motorit transportohet me urgjencë në spital (FOTO) Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË VLORË/ Drejtuesi i motorit transportohet me urgjencë në spital (FOTO)

PROTESTA/ Tubimi në kryeqytet, protestuesit të vendosur: Rama jep dorëheqjen, poshtë qeveria Aktualitet

PROTESTA/ Tubimi në kryeqytet, protestuesit të vendosur: Rama jep dorëheqjen, poshtë qeveria

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit Aktualitet

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT