• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E DYFISHTE NE SHKODER/ Ky është AUTOMJETI brenda të cilit mbetën të vdekur dy të rinjtë, fëmija i mitur… (FOTO)
Home
Breaking News

VRASJA E DYFISHTE NE SHKODER/ Ky është AUTOMJETI brenda të cilit mbetën të vdekur dy të rinjtë, fëmija i mitur… (FOTO)

15 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një krim i dyfishtë ka tronditur qytetin e Shkodrës mëngjesin e kësaj të diele. Një ish-punonjës policie dhe bashkëjetuesja e tij janë vrarë me armë zjarri brenda në automjetin e tyre, në sy të fëmijës një vjeç e gjysmë.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Rruga e gjerë”, në lagjen “Naim Gjylbegu”, poshtë pallatit ku banonte çifti. 35-vjeçari Boran Bercama dhe bashkëjetuesja e tij janë qëlluar me armë zjarri pistoletë, nga një distancë e afërt, rreth orës 1:30 pas mesnate, ndërsa trupat e pajetë janë gjetur në orën 6:40 të mëngjesit.

Akoma edhe më tragjike e bënë këtë ngjarje fakti që brenda në automjet me çiftin e të rinjëve ndodhej edhe fëmija i tyre jo më shumë se dy vjeç. Mister mbetet edhe fakti se si iu shpëtoi plumbave i mituri pasi në mëngjes është gjetur në prehërin e nënës e cila kishte ndërruar jetë.

Ky është automjeti brenda të cilit ndodhi ngjarja e rëndë:

 

Sipas grupit hetimor, autorët dyshohet të jenë të paktën dy persona, të cilët kanë ditur mirë çdo lëvizje të viktimave. Në shënjestrën e tyre, përveç ish-punonjësit të policisë ka qenë edhe bashkëjetuesja, për të zhdukur çdo dëshmi të mundshme.

Nga dyshimet e policisë duket se bëhet fjalë për një krim të kryer nga profesionistë, duke parë saktësinë e goditjeve me armë zjarri, ndërsa autorët kanë qenë të maskuar.
Aktualisht nuk dihen as motivet dhe as autorët e ngjarjes së rëndë, ndërsa dyshimet e para hidhen për ndonjë konflikt të kohëve të fundit të ish-punonjësit të policisë.

Boran Bercama kishte dhënë dorëheqjen para rreth 6 muajsh nga policia, ku shërbente si punonjës i Policisë së Rendit me patrullat. Policia ka shoqëruar disa persona, që dyshohet se kanë dijeni apo lidhje me ngjarjen. Gjithashtu janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të disa bizneseve aty pranë, për të mësuar më shumë mbi lëvizjen e autorëve.

AlpeNews.al 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gjithçka që duhet të dini për trofeun e Kupës së Botës
Previous article Modriç: Këtu jemi prej Daliçit, gjithmonë e kam ëndërruar këtë ditë dhe ja dola...

Ina.Autor

Postime të ngjashme

KUSH ËSHTË / “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë Aktualitet

KUSH ËSHTË / “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

VRASJA E VAJDIN LAMES DHE KLODIAN SALIUT/ SPAK kërkon 158 vite burg: 25 për Shullazin, Lul Berishën dhe 4 të tjerë Aktualitet

VRASJA E VAJDIN LAMES DHE KLODIAN SALIUT/ SPAK kërkon 158 vite burg: 25 për Shullazin, Lul Berishën dhe 4 të tjerë

“MË JEP LEKËT”/ I vuri armën në kokë punonjësit! Momenti kur Robert Duka grabit bankën në Tiranë. Gjatë arrestimit… Aktualitet

“MË JEP LEKËT”/ I vuri armën në kokë punonjësit! Momenti kur Robert Duka grabit bankën në Tiranë. Gjatë arrestimit…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT