• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E DYFISHTE NE DON BOSKO/ Nis procedimi disiplinor për drejtuesit e Komisariatit Nr.3
Home
Breaking News

VRASJA E DYFISHTE NE DON BOSKO/ Nis procedimi disiplinor për drejtuesit e Komisariatit Nr.3

12 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ndaj tre drejtuesve të Komisariatit Nr.3 në Policinë e Tiranës ka nisur procedimi disiplinor lidhur me vrasjen që ndodhi në kryeqytet më 8 Qershor. Lajmi konfirmohet nga burime për tvklan.al. 19-vjeçarja Xhuljeta Çuni u qëllua për vdekje me dy plumba nga Xhafer Mata 31 vjeç. Ky i fundit qëlloi më pas edhe veten, i cili ndërroi jetë në spital.

Ditën e shtunë u publikuan informacione se vajza kishte bërë denoncim në polici më 7 Maj ndaj Xhafer Matës për përndjekje. E megjithatë, 31-vjeçari as nuk ishte ndaluar apo arrestuar nga uniformat blu. Një muaj para tragjedisë që tronditi “Don Boskon”, Xhuljeta Çuni kishte hyrë në Komisariatin Nr.3 duke qarë dhe në gjendje të rënduar psikologjike. Ajo kallëzoi për përndjekje Xhafer Matën dhe më pas doli sërish e përlotur nga ambientet e këtij komisariati.

Ndërkohë, 3 ditë përpara vrasjes, inspektori i zonës kontakton përmes telefonit me të ëmën e Xhuljeta Çunit, të cilën e vendos në dijeni për kallëzimin që kishte bërë e bija. Këtë e ka konfirmuar i ati i 19-vjeçares në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan. Sulejman Çuni u shpreh se oficeri i zonës i siguroi ata se vajzën nuk do ta gjente asgjë pasi do të ishte në mbrojtje policore.

Por nuk ndodhi kështu. Tre ditë pasi policia lajmëroi familjen e Xhuljetës, 19-vjeçarja u qëllua për vdekje mëngjesin e së premtes kur po shkonte në shkollë për provimin e Maturës. Xhafer Mata nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë. Disa vite më parë, ai ishte përfshirë në një konflikt dhe ishte arrestuar. Pavarësisht se 31-vjeçari ishte person me precedent penal, Komisariati Nr.3 nuk e mori mundimin për ta ndaluar pas denoncimit për përndjekje që i bëri Xhuljeta Çuni. /tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Lideri serb: Serbia nuk mundet të ndjekë politikën ‘edhe Kosovën edhe Evropën’
Previous article Agjenti i mesfushorit kroat fut në "sherr" Milanin dhe Interin, ja çfarë thotë...

Ina.Autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme Aktualitet

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa… Aktualitet

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun Aktualitet

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT