• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E DY VËLLEZËRVE NË SHKODËR/ Artan Hoxha: Autorët zgjodhën rrugën pa kamera që…
Home
Breaking News

VRASJA E DY VËLLEZËRVE NË SHKODËR/ Artan Hoxha: Autorët zgjodhën rrugën pa kamera që…

4 April, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja ka nxjerrë në studion e emisionit “Opinion” gazetari Artan Hoxha për vrasjet në Shkodër. Sipas tij situata në qytet është e rëndë, ndërsa tani nuk po goditen vetëm anëtarët e bandave por dhe familjarët e tyre.

Hoxha tha se ndaj vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali pasi është qëlluar me automatik nga distanca, autori është afruar dhe i ka qëlluar në kokë.

“Bilanci i tre ngjarjeve të fundit, Ferracakut dhe dy vëllezërit Bilali nuk janë të përfshirë në ngjarje kriminale. Tek ngjarja e fundit, vëllezërit nuk ishin pjesëtarë të grupeve kriminale. Fakti që autorët kanë përzgjedhur të godasin dy vëllezërit, janë përdorur një automatik dhe një pistoletë TT dhe një pistoletë që ka qenë e Astrit Bilalit. Pasi janë qëlluar, autori iu është afruar dhe i ka qëlluar në kokë. Edhe tek Arjan Ferracaku e ka goditur nga distanca dhe i ka shkuar nga afër dhe e ka qëlluar në kokë”, – tha gazetari.

Sipas tij policia e di se kush i bën këto vrasje, por ende nuk ndërhyn. Ndërsa gazetarja Klodiana Lala tha se zbardhja e vrasjes së dy vëllezërve në Shkodër duket e pamundur. Duke cituar burime nga prokuroria ajo tha se hetuesit kanë pak fakte në dorë.

“Nga burimet zyrtare të prokurorisë, e gjithë trajektorja që kanë ndjekur autorët, ata kanë zgjedhur një rrugë që kamerat janë pa memorie, pa aty ka një dorë të fortë që kontrollon gjithë zonën. Sa i përket automjetit të djegur nuk është gjetur asnjë provë”, – tha gazetarja.

Ekzekutimi i dy vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali e ka çuar në 9 bilancin e të vrarëve në 9 muajt e fundit në qytetin e Shkodrës.
Pas kësaj ngjarje, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka komunikuar shkarkimin e Drejtorit të Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati, duke emëruar në këtë post Niko Brahimajn.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEKLARATA E BUJSHME/ Ish-trajner i Realit: Modric nuk e meriton "Topin e Artë"...
Previous article "SARAH"/ "Post of the day". Kryebashkiaku i Krujës: Diskutimi me Pezën ishte tejet interesant

F.autor

Postime të ngjashme

"MË DHIMBSET SE E KAM..."/ Djali i vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, flet për herë të parë nëna e Violand Braçellarit Aktualitet

"MË DHIMBSET SE E KAM..."/ Djali i vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, flet për herë të parë nëna e Violand Braçellarit

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT