• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E DY SHQIPTARËVE NË ATHINË/ Dëshmitari: U trondita, vrapuam për të shpëtuar kokat nga plumbat
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E DY SHQIPTARËVE NË ATHINË/ Dëshmitari: U trondita, vrapuam për të shpëtuar kokat nga plumbat

19 December, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Banorët e Nea Zmirnit në Greqi janë shokuar nga ekzekutimi i dy shqiptarëve mbrëmjen e djeshme në një lokal qendror në Greqi.

Kreshnik Çerçizaj, 41 vjeç dhe Armando Organja, 44 vjeç u vranë teksa ishin ulur në një lokal në qendër të Nea Zmirnit.

Atentati ndodhi në një moment ku sheshi i Nea Zmirnit dhe lokalet atje ishin plot me njerëz, pasi orari i atentatit përkoi me ndeshjen finale të Botërorit Argjentinë-Francë.
Një dëshmitar okular ka thënë për protothema.gr se në të klientët e lokalit dhe kalimtarët rastësorë rreth zonës u tronditën nga ngjarja, ndërsa mes ulërimave dhe britmave vrapuan për të mbrojtur “kokat e tyre”.

“Dëgjova 5-6 të shtëna, në fillim mendova se ishin fishekzjarrë. U trondita, zbrita poshtë, pashë policët dhe të vdekurin. Sheshi dhe lokalet ishin plot me njerëz, pasi aty jka shumë dyqane, ishte dhe finalja e botërorit.

Jam ankuar shumë herë në bashki, sepse zona e Nea Zmirnit është kthyer në fole kriminelësh, por askush nuk i ka marrë në konsideratë ankesat e mia”, tha për protothema.gr banori i zonës.

Ndërkohë ai tha se njëri nga dy viktimat njihej me nofkën “Nikos” dhe se ishte personash i njohur për jetën e natës, pasi shërbente si truprojë për perona nga bota e krimit.

Çerçizaj mori dy plumba në kokë dhe vdiq në vend, ndërsa Armando Organja, 44 vjeç, mori dy plumba një në gjoks dhe një në bark. Edhe pse atij iu dha ndihmë nuk mundi të mbijetojë.

Klientët të cilët ndodheshin në tavolinat ngjitur vrapuan pas të shtënave. Gjatë ngjarjes, vajza 31-vjeçare e cila ishte ulur në një tavolinë aty pranë mbeti e plagosur në bark. Në zonë janë gjendur disa gëzhoja të kalibrit 9 mm, ndërsa mësohet se viktimat kanë pasur precedentë të mëparshëm penal.

Të gjitha faktet të çojnë tek vrasësit me pagesë. Autoritetet vlerësojnë se objektivi kryesor ka qenë 41-vjeçari i vrarë në vend, i cili ishte i përfshirë në grupin e mafias.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MËSOJMË NGA NJËRI-TJETRI"/ Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar zhvillojnë stërvitje të përbashkët mbrojtjeje
Previous article ARRESTOHET DJALI I NJË DIPLOMATI NË VJENË/ Spiunazh në emër të Rusisë për disa vite

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I TREFISHTË NË PEQIN-ELBASAN/ Lëndohen dy persona, detajet e para Aktualitet

AKSIDENT I TREFISHTË NË PEQIN-ELBASAN/ Lëndohen dy persona, detajet e para

150 VULLNETARË PËR PASTRIMIN E PORTO PALERMOS/ Rama: Shembull i bukur i kujdesit për mjedisin Aktualitet

150 VULLNETARË PËR PASTRIMIN E PORTO PALERMOS/ Rama: Shembull i bukur i kujdesit për mjedisin

E PËSON KEQ/ Paguante me euro të falsifikuara në karburant, arrestohet 24-vjeçari në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Paguante me euro të falsifikuara në karburant, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT