Anxhelo, djali i Zhaneta Metanit, gruas që u vra bashkë me motrën mëngjesin e 31 dhjetorit nga Përparim Tela konfirmoi sot në “Shqipëria Live” se Zhaneta u mor më dhunë e u përdhunua nga Përparimi një ditë para krimit makabër.
Ai shprehet se mamanë e tij e përdhunoi në një motel dhe kur erdhi ishte e trumatizuar dhe e vdekur.
“Mami erdhi nga ora 6-7, ishte si e vdekur. Edhe ne na trembi, ishte e traumatizuar. Ne donim të merrnim policinë, folëm edhe me autorin. U zgjat shumë, prit të nesërmen për të marrë një urdhër mbrojtje. Në 31 u zgjova t’i them mirëmëngjes, as 5 minuta nuk kaluan dhe ra dera”, tha ai.


