• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E DY MOTRAVE/ Dëshmia tronditëse e vajzës së Kristinës dhe Përparimit: E dija që punonte pastruese…
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E DY MOTRAVE/ Dëshmia tronditëse e vajzës së Kristinës dhe Përparimit: E dija që punonte pastruese…

7 January, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një tjetër rrëfim tronditës vjen nga vrasja makabre e dy motrave, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani, mbrëmjen e 31 dhjetorit, nga Përparim Ademi.

Në një rrëfim ekskluziv për emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News24, vajza e Kristina Bardhit zbuloi detaje të reja mbi jetesën e dy motrave të ndjera dhe lidhjen e tyre me të njëjtin burrë, Përparimin.

Teksa e quan këtë të fundit “baba”, vajza tha se muajt e fundit i kishte prishur raportet me të ëmën, Kristinën, pasi kjo nuk e kishte lejuar të ndahej nga bashkëshorti.

Duke rrëfyer për jetën e saj, e reja u shpreh se “Jam lindur në Shqipëri dhe që foshnje jam lënë në jetimore. Kam jetuar në jetimore deri në moshën 6-vjeçare, pastaj më transferuan në Shkodër. Kur e mori vesh nëna ime, erdhi dhe bëri fjalë me ata dhe më mori në shtëpi, ku vazhdova jetën me nënën time. Ajo jetonte me tezen, Zhanetën, në Tiranë. Kanë lëvizur në shtëpi me qira, derisa arritën të marrin një shtëpi te “21 Dhjetori””.

Si shkonin në Greqi dhe me çfarë merreshin?
Nuk e di, kam qenë shumë e vogël. E di që punonte pastruese, babai lyente dhe nëna pastronte shtëpi.

Sa kohë ka jetuar nëna jote në Greqi?
Nuk e di se kam qenë shumë e vogël. Kështu ka qenë jeta e saj, se donte të blinte një banesë, pasi babai e shiti, për shkak të sherreve me nënën. Babai jetonte më gruan e parë, por vinte dhe e kontrollonte nënën time.

Kush e shiti shtëpinë te “21 Dhjetori”?
U shit se babai i tha nënës sime se nuk ka dokumente. I tha të iknin në Greqi, të fitonin një dorë të mirë dhe të blinin një banesë në emër të nënës sime.

Prej sa kohësh nuk kishe komunikim me nënën tënde?
Nuk kisha komunikim, sepse ish-burri im ishte i alkoolizuar. Unë doja që ta lija, por nëna më tha që jo. Unë u martova 19 vjeçe, me dashuri nga ana ime. Nëna më mbështeti, por kur doja të ndahesha, nuk më la, pasi nuk donte të krijohej e njëjta histori si ajo.

Me kë ishte e martuar?
Nëna ime, mesa di unë, ka qenë e martuar me një grek.

A ka fëmijë të tjerë Kristina?
Jo, unë jam vajza e vetme e tyre.

Po për lidhjen e babait tënd me tezen, Zhanetën, ishe në dijeni?
Jo, absolutisht. Jam habitur, jemi tronditur, kur e kemi dëgjuar nga mediat.

Ke dëgjuar ndonjëherë biseda mes babait tënd, nënës dhe tezes për prostitucion. I ke parë ndonjëherë shtatzëne?
Jo, nuk kam dëgjuar asnjë bisedë. Tezen e kam parë shtatzënë vetëm me djalin që ka, s’i kam parë më.

Prej sa kohësh ishin prishur marrëdhëniet e tua me nënën tënde?
Ka 6-7-8 muaj, që kur ndodhi kjo me martesën time. Më parë komunikoja, pyeste për fëmijët. Babai vinte më shikonte, i thoshte nëna ime të vinte, të më sillte ndonjë plaçkë për fëmijët. Ka ardhur dhe tezja.

Si ishin raportet e tua me Përparimin?
Kur kam qenë e vogël, kishim marrëdhënie shumë të mira, kur u rrita filluan të ftohen gjërat edhe me nënën, edhe me babain.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KALLZIMI I PD-SË NË SPAK/ Reagon Soiropali: O Bardh ziu, s’të kemi faj ne që i shtojmë simpatizantët tanë, s’do vijnë tek Lul gjumi
Previous article RESHJE DHE SHTRËNGATA/ Këto janë qarqet ku do ketë intesitet të shiut

s.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës Aktualitet

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHKODËR/ Automjeti përplas për vdekje 12-vjeçarin Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHKODËR/ Automjeti përplas për vdekje 12-vjeçarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT