Mikel Jushi është një prej të rinjve që mbeti viktimë mbrëmjen e kaluar pas një sherri me armë zjarri në qendër të qytetit të Laçit.
Me sa duket ai ka patur njohje edhe me personazhe të estradës shqiptare, modele, futbollistë dhe aktorë.
Jushi rezulton se ka patur lidhje miqësore me aktorin e humorit Bes Kallakn, në dasmën e të cilit ka qenë edhe i ftuar.
Sipas postimeve të publikuara në rrjetet sociale shihet teksa pozon i buzëqeshur krahas Xhensilës dhe Bes Kallakut.
Jushi krahas fotos me çiftin Kallaku shkruan:
Të trashëgoheni dhe jetë të lumtur”.
Në disa foto të tjera ka qenë vetë aktori i humorit që ka lënë disa komente për Mikelin:
“Alamet shoqeje paske zon”-shkruan Besi krahas një fotoje ku Mikeli shihet me një qen leshator në duar.
“Ku ke fotokopjen e pasaportes o lkur,”– komenton aktori në një tjetër foto.
“Ku jeni o lkura,”– shkruan sërish Besi.
“Në Milano o lkur,”– ja kthen i ndjeri Mikel.
Në kërkim për ngjarjen e rëndë ku mbeti i vdekur edhe kushëriri i Mikelit, Jani Jushi, janë shpallur Vincenc Pali (Bushi) dhe Markel Bushi.




