• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Vrasja e çiftit Kosta, gruaja e autorit: Burri im të dënohet për ç’ka bëri, por të zbardhet arsyeja pse Apostoli arriti deri aty
Home
Aktualitet
Kronikë

Vrasja e çiftit Kosta, gruaja e autorit: Burri im të dënohet për ç’ka bëri, por të zbardhet arsyeja pse Apostoli arriti deri aty

28 October, 2017 k.autor Kronikë

Gruaja e agresorit Apostol Kosta, i cili qëlloi për vdekje çiftin Aleko dhe Afërdita Kosta, ka folur për herë të parë për ngjarjen e ndodhur dhe rrethanat që sollën atë. Në një prononcim ekskluziv për Report TV, 69 vjeçarja Fotini Kosta rrëfen momentet e vrasjes dhe ngjarjen pas saj. Ndërkaq ka apeluar tek organet shtetërore që të zbardhen shkaqet dhe arsyet që sollën deri në ekzekutimin e çiftit Kosta. Fotini Kosta, shprehet se shkak i konflikteve, kanë qenë dy objekte, muri që ndan pronësinë territoriale mes të dy banesave, si dhe një objekt përdhes i ndërtuar pa leje nga Aleko Kosta. “Atë mëngjes kishim radhën e qumështit, burri më solli qumështin brenda në shtëpi dhe doli jashtë në oborr, në atë moment doli në oborr, pas pak dëgjova krismën e armës. E pyeta çfarë bëre? Më pa ashpër”, tha Fotini Kosa.

Fotini Kosta ka thënë se këto akte ishin fill pas vendimeve gjyqësore në favor të tyre. Fotini Kosta, disponon edhe një deklaratë noteriale të nënshkruar nga vëllai i Aleko Kostës ku pranohet se e ëma e tij dhe rrjedhimisht edhe e viktimës Sofia, e kishte lënë amanet që muri ndarës t’i lihej Apostolit që të krijonte mundësinë e ndërtimit të shkallës për në katin e dytë.

Marrëdhëniet me atë familje i kemi pasur të shkëlqyera, kanë qenë të kënaqur. Konflikti lindi për murin, murin ai na e dha vet, që kur u martua ndryshoi mendimin. “Kur Aleko Kosta u martua me nusen e re, ai ndryshoi tërësisht qëndrim duke armiqësuar raportet mes dy familjeve tona”, shprehet Fotini Kosta. Zonja Kosta, dënon aktin e të shoqit të vetë dhe ka kërkuar dënim maksimal për vrasjen e kryer nga ai, por njëkohësisht e ka vlerësuar si një njeri që nuk i binte askujt në qafë ndonëse provokohej vazhdimisht nga viktimat. Kërkoj nga shteti ta zbardhë të plotë ngjarjen, duam të dimë arsyen se pse arriti deri këtu. Nuk dua të më mbeten fëmijët me një njollë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Barcelona jashtë La Ligas, Valverde: Nuk më pëlqen të flas për supozime
Previous article Kina nis trenin e parë të mallrave drejt Sllovakisë

k.autor

Postime të ngjashme

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë Aktualitet

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe Aktualitet

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe

KËRKESA PËR ANULIMIN E PROJEKTIT/ Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave Aktualitet

KËRKESA PËR ANULIMIN E PROJEKTIT/ Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT