• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E BURRIT DHE VJEHRRËS/ Biseda me motrën që zbuloi çiftin: Ku t’i lë unë këto moj qyqa
Home
Breaking News

VRASJA E BURRIT DHE VJEHRRËS/ Biseda me motrën që zbuloi çiftin: Ku t’i lë unë këto moj qyqa

28 July, 2019 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vrasja që tronditi Vlorën në janar 2018,ku Selkie dhe Olsi Hoxhallari, përkatësisht 73 dhe 43 vjec, u ekzekutuan dhe më pas u dogjën, ka dy autorë dhe sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda ata janë Hysnie Hoxhallari dhe Kasem Pirjasi. Hoxhallari është gruaja e Olsi Hoxhallarit, e cila kishte krijuar një lidhje intime me Kasem Pirjasin, ku gjatë hetimit ka rezultuar se Pirjasi së bashku me Hysnien kanë vrarë dhe më pas djegur nënë e bir në një banesë në Vlorë.

Krimi i rëndë që tmeroi Vlorën ka ndodhur në janar të 2018, ku e moshuara Selkie është gjetur në banesë me një shenjë prerje në fyt, kurse djali i saj një të çarë në kokë. Ky krim i rëndë u raportua në polici në orët e para të mëngjesit nga vetë nusja e shtëpisë Hysnie Hoxhallari, e cila së bashku me të dashurin e saj Kasem Pirjasi, janë marë të pandehur nga Krimet e Rënda dhe dërguar për gjykim për akuzën e “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, kryer në bashkëpunim.

Hetimi ka zbuluar se krimi u raportua në polici nga vetë e pandehura Hysnie Hoxhallari e cila pasi ka dhënë dëshminë në policinë e Vlorës është kthyer në banesë duke dhënë dhe një intervistë në media, ku ka folur për ngjarjen e rëndë duke treguar se nuk dinte se ku kush mund ta bënte një gjë të tillë, dhe se gjithçka mund të kishte ndodhur për grabitje, pasi burri i saj Olsi Hoxhallari sapo ishte kthyer nga Greqia, ku punonte si emigrant sezonal.

Dëshmisë së Hysnies, nuk i ka besuar shumë prokuroria e Vlorës, e cila në atë periudhë ka vënë në përgjim disa anëtarë të familjes, ku ka rezultuar se Hysnia fliste me motrën e saj Dashurie Ziu dhe bashkëshortinn e kësaj të fundit, për fshehjen e disa kartave telefonike, që për to ishin prova që mund të sillnin zbulimin e ngjarjes. Kaq ka mjaftuar që vëmëndja e prokurorëve dhe policëve të shtohet mbi nusen e shtëpisë që çuditërisht s’kishte patur të njëjtin fat si vjehra dhe burri i saj që u vranë dhe u dogjën, por u kishte shpëtuar agresorëve.

Mbi bazën e këtyre dyshimeve, policia dhe prokuroria e Vlorës kanë studjuar me vëmëndje të gjitha tabulatet telefonike të numrit të telefonit që përdorte Hysnia, ku ka rezultuar se ajo ka biseduar gjatë dhe shpesh me një person nga Fieri që quhej Kasem Pirjasi. Pikërisht me këtë person ajo kishte krijuar një lidhje intime jashtëmartesore. Përgjimet dhe ndjekja në teren i çiftit të dashuruar solli zbulimin e autorëve të këtij krimi të rëndë, ku gjatë fazës hetimore të dy kanë pranuar autorësinë e krimit, duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin në këtë vrasje të rëndë të nënë e bir në janar të 2018.

Më konkretisht mes Hysnies dhe Dashurisë është zhvilluar kjo bisedë:

Hysnija: Ku ti lë unë këto moj qyqa?

Dashuria: Cfarë janë ato?

Hysnia: Ja me këto kapackat e numrave.

Dashuria:Po mirë moj hidhi.

Këshillën për t’i hedhur nga e motra e merr me shqetësim pasi ka frikë se ata, referuar hetuesve i gjejnë.

Hysnie: Huuu, t’i shikojnë ato, kush i ka pasur këto numra. Pastaj i mora me vrap, thashë o zot do ti gjejnë aty, hajde të bësh punë.

Dashuria: Po mirë moj unë i kam pasur.

Hysnija: Unë i kam pasur po ti c’ne kaq numra këtu, hiq një e vër një, hajde merru me ta. Hidhi me ilacet me c’farë janë këtu. Po moj Oli i ka mbledhur që atëherë, hidhi të tëra mos i gjej njeri, të tëra kapackat.

Kjo bisedë e kryer me shqetësimin se ku do fsheh Hysnija numrat e telefonit dhe motrës së saj është transkiptuar brenda 24 orëve dhe 2 ditë pas krimit Hysnije Hoxhallari është prangosur.

Dyshimet e hetuesve janë shtuar teksa e motra e Hysnijes, Dashurie Ziu është shprehur: “…Unë mirë që i hoqa se mos i gjenin këtu e bëjnë punë me gomerët…”.

Hysnija e pyet: Po ku t’i hedh thuaj?

Dashuria: Lëri në banjë njëherë.

Hysnija: Të vijnë në banjë direkt atje i ke, atë të bëj unë, të merrem me ata pastaj. Ej po kësaj si t’ia bëj unë? Këto leja Hamzait thuaj ti flaku kur të ikësh andej këto letrat.

Nga analizimi i këtyre përgjimeve ka rezultuar Hysnije Hoxhallari kishte dy numra telefoni dhe jo një siç kishte deponuar më parë në polici. Por surpriza e hetuesve ishte celulari i saj në të cilin ishin përdorur nga 7 Maj 2017 deri në 31 dhjetor 2017 plot 6 numra telefoni dhe një në emër të të dashurit të Hysnijes, shtetasit Kasem Pirjasi. Nga tabulatet telefonikë komunikimet e Hysnije Hoxhallarit me të dashurin e saj, Kasëm Pirjasi nisnin çdo ditë nga ora 06:30 minuta e mëngjesit deri në 00:30 të mbrëmjes, vetëm gjatë ditëve që bashkëshorti i Hysnijes viktima e krimti makabër Olsi Hoxhallari ndodhej në Greqi.

Me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Pirjasi dhe e dashura e tij Hysnije Hoxhallari momentalisht ndodhet në burg, dhe pritet të gjykohen në ditët në vijim ku sipas ligjit për krimet familjare do marin dënime kapitale, deri në burgim të përjetshëm. Më 22 Janar 2018 në lagjen “24 Maji” në Vlorë u shënua dhe krimi makabër ku pasi u prenë dhe dëmtuan në pjesën e kokës me thika duke gjetur vdekjen Olsi Hoxhallari dhe mamaja e tij Selkie Hoxhallari u dogjën brenda dhomës së gjumit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SIGURIMET SHOQËRORE/ Pensioni familjar, kush e përfiton e dokumentet që duhen
Previous article EMGRIMI/ Rritet tendenca e largimit nga vendi e personave të specializuar

Delo.autor

Postime të ngjashme

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT