• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E BUJAR SOFISË/ Njohje me një prej të akuzuarve, zbulohet roli i 45-vjeçarit të arrestuar (DETAJET)
Home
Breaking News

VRASJA E BUJAR SOFISË/ Njohje me një prej të akuzuarve, zbulohet roli i 45-vjeçarit të arrestuar (DETAJET)

26 December, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Bujar Leza, 45-vjeçari i arrestuar sot për vrasjen e biznesmenit Behar Sofia në shkurt të këtij viti do të përgjigjet për katër vepra penale: “Vrasja me paramendim”; “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

45-vjeçarit i është komunikuar masa e sigurisë e vendosur nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, arrest me burg teksa ndodhej në ambientet e burgut të Fushë-Krujës, i arrestuar për dhunë në familje.

Por cili ishte roli i Bujar Lezës në vrasjen e bujshme të biznesmenit Sofia?
Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se Bujar Leza nga Larushku, kishte njohje me të arrestuarin tjetër si bashkëpunëtor Leonard Xhixha dhe së bashku kanë ruajtur lëvizjet e objektivit të sulmit Behar Sofia.

66-vjeçari Sofia u ekzekutua mëngjesin e 25 shkurtit në kryeqytet, pranë Piramidës, në një zonë me lëvizje të shumta. Për ngjarjen janë arrestuar më herët 4 persona, Ernejt Shyti si ekzekutor dhe tre bashkëpunëtorët e tij Skënder Vathi, Leonard Xhixha dhe Xhuljano Visha.

Në videon e mëposhtme të publikuar nga “BalkanWeb”, autori i krimit është personi i fundit që duket në pamje, ku siç shihet ecën duke çaluar teksa ndjek biznesmenin Sofia ditën e ekzekutimit.

Ndërsa në videon e dytë, 24-vjeçari Shyti shihet teksa ndjek shënjestrën anës Lumit të Lanës, ku edhe e ka ekzekutuar me dy plumba.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI I KEQ GODET BRAZILIN/ Mbi 11 mijë qytetarë evakuohen për shkak të përmbytjeve
Previous article GOLASHËNUESIT/ As Kane, as Gerrard. “Boxing Day” njeh vetëm një mbret

Delo.autor

Postime të ngjashme

“BLLOKU I MBIVLERËSUAR"/ Avenir Kika zbulon zonat ku do të ZGJEROHET Tirana: Do jetë një Manhattan Aktualitet

“BLLOKU I MBIVLERËSUAR"/ Avenir Kika zbulon zonat ku do të ZGJEROHET Tirana: Do jetë një Manhattan

"KAPE, KAPE"/ Autorët e maskuar si policë vodhën një banesë në Elbasan, momenti kur familjarët ndjekin me vrap grabitësit Aktualitet

"KAPE, KAPE"/ Autorët e maskuar si policë vodhën një banesë në Elbasan, momenti kur familjarët ndjekin me vrap grabitësit

GJYKATA E FIERIT LIRON VRASËSIN E TRE PERSONAVE: Ka kaluar afati brenda të cilit mund të ekzekutohej dënimi Aktualitet

GJYKATA E FIERIT LIRON VRASËSIN E TRE PERSONAVE: Ka kaluar afati brenda të cilit mund të ekzekutohej dënimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT