Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Bledar Muçës, i njohur si krahu i djathtë i Florenc dhe Ardian Çapjas në Elbasan. Mediat vendase shkruajnë se i riu është qëlluar nga një distancë e afërt dhe sipas tij prokurorëve nuk ka dyshime që autorët, të cilët mendohen se kanë qenë kanë qenë vrasës profesionit.
Muça u ekzekutua përpara banesës së tij, ku ishte zhvendosur prej të paktën një viti dhe “dëshmitarë” të kësaj skene krimi kanë qenë edhe fqinjët e tij. Ai njihej në lagje si “Anglezi” për shkak se ishte i pajisur me pasaportë britanike. Një prej banorëve ka deklaruar se ka parë autorin.
“Pashë një nga autorët duke ikur me makinë. Mbante armë në dorë”, ka thënë fqinji.


