• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E ARTAN SANTOS/ Rinisin hetimet për krimin që tronditi vendin 7 vite më parë
Home
Breaking News

VRASJA E ARTAN SANTOS/ Rinisin hetimet për krimin që tronditi vendin 7 vite më parë

17 May, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha bën me dije se Prokuroria ka të dhëna të reja në lidhje me dosjen e bankierit Artan Santo, një prej vrasjeve të bujshme që mbetet ende e pazbardhur.

Santo u ekzekutua 7 vite më parë, në qershorin e vitit 2014 ai u ekzekutua ndërsa po hynte në selinë e bankës ku punonte.

Gazetarja Anila Hoxha sqaron se pasi ka kryer një sërë veprimesh hetimore, prokuroria ka shpallur moskompetencën dhe ia ka dorëzuar SPAK duke qenë se ka dyshime të forta se eliminimi i Artanit është kryer nga një grup kriminal dhe vrasës me pagesë.

Mbeten private të dhënat e reja në lidhje me dosjen e Santos, por mësohet se janë nxitur dhe nga emisioni “Top Story” që dha dëshmi me interes në fillim të këtij viti.

Kjo cështje që prej javësh së kaluar është në duart e prokurorëve të posacëm kundër krimit të organizuar.

Hetimet

Në janar të këtij viti, Prokuroria e Tiranës bëri një kërkesë për rihapjen e një prej dosjeve më të bujshme në Shqipëri, atë të vrasjes së bankierit Santo. Dosja ishte pezulluar për mungesë provash nga ana e prokurorëve Naim Tota dhe Shpëtim Garunja, të cilët ia kaluan çështjen për ndjekje hetimore të mëtejshme Drejtorisë Vendore të Policisë në Tiranë.

Por, tashmë, dosja e bujshme është në duart e Prokurorisë së Posaccme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ende nuk dihet se në cilat indicje apo prova është bazuar vendimi për rihapjen e çështjes së kësaj vrasjeje, por dyshohet se bankieri u eliminua nga një grup i strukturuar kriminal.

Nuk bëhet me dije nëse janë gjetur elementë të rinj që mund të zbulojnë vrasësin që u largua me një motor bashkë me një tjetër person.

Artan Santo u vra në 26 qershor të vitit 2014 përpara zyrës së tij të punës në ish-Bllok, në një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit.

Pak çaste pasi kryen krimin e rëndë, atentatorët e Santos u larguan me motor, ndërsa Policia shoqëroi dhe mori në pyetje mbi 200 persona. Pas gati 7 vitesh nuk ka asnjë të akuzuar për vrasjen e 58-vjeçarit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEL VIDEO/ Nuk morri votat e nevojshme për t’u bërë deputet, Çela i LSI presion mbi numëruesit
Previous article COVIDI NË SHQIPËRI/ Në 72 orë ka mbërritur vetëm një urgjencë nga rrethet, çfarë do ndodh me Senatoriumin

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse Aktualitet

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës Aktualitet

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT