Pezullohet per nje vit gjyqi ne ngarkim te shtetasit Bledar Jambelli, personi i dyshuar si porositesi dhe urdhëruesi i vrasjes së kryekomisar Artan Cukut.

Ai mban edhe emrin Rikardo Muho. Nga hetimet ka rezultuar se Cuku u vra për shkak të detyrës dhe ne burg per kete ngjarje, i dyshuar si atentatori eshte shtetasi Mikel Shallari.
Dyshohet se Jamblelli ka kontraktuar Shallarin dhe e ka paguar per te bere vrasjen. Si fillim Jambelli i dha Mikel Shallarit 3 mijë euro. Nderkohe qe pjesa tjetër e parave do t’i jepej pasi të përfundonte punën.
Kryekomisari i ndjerë Cuku, në dhjetor të vitit 2012 ka arrestuar shtetasin Bledar Jambelli.
Arrestimi i tij u krye për vrasjen e Armando Delajt, ngjarje e ndodhur në 2012. Së fundi mësohet se Jambelli është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Krimet e Rënda.


