• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E ARBEN BILALIT/ Zbardhet vendimi, “i rrezikohet jeta në ambientet e mbyllura”, si u lirua Cukali në 2017
Home
Breaking News

VRASJA E ARBEN BILALIT/ Zbardhet vendimi, “i rrezikohet jeta në ambientet e mbyllura”, si u lirua Cukali në 2017

3 June, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kur u arrestua në korrik të vitit 2016, si drejtues i një grupi që shpërndante kokainë në Tiranë, askush nuk e mendonte se Gjergj Cukali mund ta fitonte lirinë për një kohë aq të shkurtër, siç kishte ndodhur në rastet e mëparshme.

cukali-gjyq

 

Pasi provoi dy shkallët e gjyqësorit duke kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë, me pretendimin se ishte shumë sëmurë, kërkesa iu pranua vetëm nga Gjykata e Lartë. Më 24 maj të vitit 2017, pa u mbushur ende një vit nga arrestimi, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi zëvendësimin e masës “Arrest me burg”, dhënë nga Shkalla e Parë dhe Apeli, duke e çuar në “Arrest shtëpie” me mbikëqyrje elektronike.

E sërish, pa u bërë një vit nga koha kur la qelinë, më 12 prill 2018 Cukali ra në pranga. Këtë herë, forcat operacionale të Policisë së Tiranës e gjetën atë në një lokal pranë ish-Ekspozitës, në një kohë kur duhej të qëndronte në shtëpi.

Një muaj pas arrestimit, Gjykata e dënoi me 3 muaj burg, që me gjykim të shkurtuar i shkoi në 2 muaj e në përfundim Gjykata urdhëroi lirimin, pasi masa e dënimit ishte ezauruar me kohën e paraburgimit. Ndërsa në dhjetor të vitit 2018, Gjykata e Apelit vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg dhe lënien e tij në liri me kusht për 24 muaj.

“Izolimi i të pandehurit nga shoqëria do të sillte një dëm shumë të madh në jetën e tij dhe të familjes së tij dhe nuk do të ndihmonte aspak në arritjen e qëllimit të dënimit, edukimin dhe rehabilitimin e tij”, arsyetonte Gjykata e Apelit.

SEMUNDJA DHE LIRIMI NE 2017

Gjergj Cukali ishte liruar nga qelia me një vendim të datës 24 maj 2017 të Gjykatës së Lartë, e cila u shpreh se 39- vjeçari do të qëndronte në “Arrest shtëpie” me mbikëqyrje elektronike, pasi vuante nga astma bronkiale në formë të rëndë. Ai kishte kërkuar zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” me një masë tjetër më të butë, siç është ajo “Arrest në shtëpi” me mbikëqyrje elektronike.

Cukali
Cukali

Kjo, për faktin se aktualisht nuk rrezikohet më marrja e provës dhe nuk ekziston rreziku i largimit të kërkuesit në gjendjen e rëndë shëndetësore që paraqet kërkuesi. “Sipas aktit të ekspertimit mjeko-ligjor të hartuar nga ekspertët, rezultoi e provuar se: Kërkuesi është i diagnostikuar qysh në fëmijëri duke u trajtuar për sëmundjen astma bronkiale aktualisht në krizë (forma e rëndë) suspect (dyshim) për T.E.P (tromboemboli pulmonare), tendencë hyperkoagulimi me treguesin e D-Dimmer mbi shifrat normale; Sëmundja nga e cila vuan kërkuesi kërkon mobilizim në shtrat dhe observim dhe monitorim të parametrave jetësor në ICU (reanimacion), oksigjenoterapi dhe ambiente jo me lagështirë dhe të mbyllura, të cilat mund të përkeqësojnë situatën klinike të pacientit, si dhe qëndrim në kushte spitalore dhe monitorim i INR (niveli i Protrobinës).

Në qoftë se rekomandimet e përmendura më lart zbatohen me korrektësi, jeta e tij nuk rrezikohet; Sëmundja nga e cila vuan kërkuesi nuk mund të kurohet në ambientet e Institutit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale nga mjekët e këtij institucioni; Kushtet e izolimit në paraburgim ndikojnë negativisht në përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të kërkuesit, duke sjellë për pasojë insuficiencë respiratore acutae (pamundësi të frymëshkëmbimit) ose tromboemboli pulmonare acuate.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DY SFIDAT KUALIFIKUESE ME ISLANDËN DHE MOLDAVINË/ Berisha: Na duhet një shkëndijë për të...
Previous article HËNGRËN BISKOTA ME MARIJUANË/ Ami i zbulon një sekret të vogël Ermalit (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT