• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E ARBEN BILALIT/ Dalin PAMJET. Ky është momenti i arrestimit të Gjergj Cukalit
Home
Breaking News

VRASJA E ARBEN BILALIT/ Dalin PAMJET. Ky është momenti i arrestimit të Gjergj Cukalit

31 May, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ky është momenti kur policia e Tiranës arreston 40-vjeçarin Gjergj Cukali, i njohur ndryshe dhe si  i forti i “Myslym Shyrit”.

Ai akuzohet për vrasjen e ish-punonjësit të policisë Arben Bilali, e ndodhur me 30 janar të këtij viti.

Arrestimi i Cukalit është kryer në zonën e “Vasil Shantos”, zonë nga ku ishin gjurmuar dhe ndjekur lëvizjet e ish-policit.

Sipas burimeve mësohet se identifikimi i Cukalit është kryer pas hetimeve intensive dhe gjurmëve të gjetura në automjetin e përdorur për ekzekutimin e 50-vjeçarit Bilali.

Pas atentatit në zonën e Selitës autorët u larguan me makinë duke tentuar që ta djegin në Bathore, por edhe pse e spërkatën me benzinë nuk arritën ta digjnin atë pasi policia arriti në kohë për të shuar flakët.

Kqyrja e mëvonshme në makinën e përdorur në atentat evidentoi prova të forta përsa i përket autorëve.

40-vjeçari i arrestuar për ekzekutimin e 50-vjeçarit është një person i njohur për policinë, pasi është arrestuar për disa vepra penale, si trafik droge, armëmbajtje pa leje dhe rrëmbim personi.

Autori i dyshuar Cukali nuk ka qenë i vetëm në ekzekutimin e Bilalit, ndaj burimet sqarojnë se po punohet dhe për identifikimin e personave të tjerë.

Ngjarja e rëndë u shënua pasditen e 30 janarit të këtij viti. Ish-polici, Arben Bilali, u ekzekutua me breshëri kallashnikovi para banesës së tij në zonën e Selitës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Koha për një opozitë “bio” në Shqipëri
Previous article E MBANI MEND? 75 vjeç por Firdevsi habit kalimtarët me pamjen

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT