Turqia ka urdhëruar arrestimin e imamit Fehtullah Gulen që tashme jeton në SHBA dhe 7 personave te tjerë për vrasjen e diplomatit rus ne Ankara në vitin 2016, një ditë para vizitës së presidenti Vladimir Putin në Turqi.
Gazeta turke “Haberturk” shkruan këtë të hënë se prokuroria turke ka nxjerrë urdhër-arrestet për ta.
Këto urdhër-arreste mbërrijnë një ditë para se në Ankara të mbërrijë Vladimir Putin në një vizitë zyrtare dyditore për një takim tripalësh me Erdogan dhe me Presidentin iranian, Hassan Rouhani.
Vizita e Vladimir Putin në Turqi është konfirmuar edhe nga Kremlini, ku saktësohet gjithashtu se Presidenti rus dhe ai turk do të përurojnë njësinë e parë funksionuese në centralin bërthamor Akkuyu të Turqisë.


