• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Vrasja e Aleksandër Ndokës/ Flet familja “kundërshtare”: Jemi të gatshëm të… (VIDEO)
Home
Breaking News

Vrasja e Aleksandër Ndokës/ Flet familja “kundërshtare”: Jemi të gatshëm të… (VIDEO)

14 December, 2017 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kanë kaluar disa ditë nga vrasja e Alaksandër Ndokës në Lezhë dhe policia nuk ka asnjë të dhënë për atentatorin. Ndërkohë familja e Rifat Dushkut, e konsideruar në media si familja kundërshtare me Ndokajt tregon për të gjitha konfliktet mes tyre.

Kur atentati ndaj Aleksandër Ndokës po kalon në heshtje, familja Dushku në Shëngjin vendos ta thyejë atë. Mediatizimi i vrasjes në Lezhë si pasojë e mundeshme nga konfliktet e krijuara prej djemve të Ndokës ka nxitur reagimin e familjes.

Me kërkesën e tyre, përfaqësuesi i saj, Rifat Dushku i tha ABC News që nuk është në konflikt me familjen Ndoka në Lezhë.

Ai foli për ngjarjen e 22 tetorit në Shëngjin, ku mbeti i plagosur djali i tij Florian Dushku. “Nuk e kuptoj pse mbahen në burg dy prej djemve të këtij fisi kur nuk janë ata autorët e ngjarjes”, thotë Dushku.

Burri që ka marrë përsipër publikisht të sqarojë pozicionin e familjes së tij, tregon se incidenti i 25 qershorit, ditën e zgjedhjeve, ishte një zënkë e momentit që lindi dhe përfundoi aty.

Dushkët duan paqe me familjen Ndoka dhe për këtë thonë se janë të gatshëm të betohen që nuk kanë lidhje me vrasjen e Alaksndër Ndokës.

Konfliktet e dy djemve të Aleksandër Ndokajt, 48 vjeçarit që u vra në pritë me breshëri automatiku kur po hynte në banesen e tij, janë një piste e hetimeve. Por edhe pas kaq ditësh pa rezultat. Vëllai ish deputetit socialist, Aleksandër Ndoka u qëllua disa herë me kallashnikov, por ende nuk ka një autor të dyshuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Jeruzalemi kryeqytet"/ Ministri Bushati sqaron heshtjen e këtyre ditëve
Previous article "Tahiri-Habilaj"/ Një oficer italian do të dëshmojë lidhjet e bandës me politikën shqiptare

k.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Policia qëllon me plumba manovër protestuesit Aktualitet

VIDEOLAJM/ Policia qëllon me plumba manovër protestuesit

POLICIA "RRETHON" BULEVARDIN/ Protestuesit shpërndahen në zona të tjera, gazetari: Efektivët me sjellje rrugaçërish Aktualitet

POLICIA "RRETHON" BULEVARDIN/ Protestuesit shpërndahen në zona të tjera, gazetari: Efektivët me sjellje rrugaçërish

NISIN TENSIONET/ Policia hedh gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Studentët rezistojnë, nuk tërhiqen Aktualitet

NISIN TENSIONET/ Policia hedh gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Studentët rezistojnë, nuk tërhiqen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT