• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Vrasja e Agim Bucit/ Zbardhet dosja e Prokurorisë, si ra policia në gjurmët e dy grabitësve (E PLOTE)
Home
Breaking News

Vrasja e Agim Bucit/ Zbardhet dosja e Prokurorisë, si ra policia në gjurmët e dy grabitësve (E PLOTE)

30 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

News24 & BalkanWeb kanë zbardhur dosjen e prokurorisë lidhur me ngjarjen në Kamëz ku u vra Agim Buci dhe u plagos bashkëshortja e tij Rita Ruci, pas tentativës për grabitje që u bë në dyqanin e tyre ushqimor.

“Më datë 24.04.2018, i dyshuari Vladimir Kurti është takuar me të dyshuarin Rruzhdi Hoda dhe i ka thënë këtij të fundit se do të kryenin një punë bashkë, do të shkonin të vidhnin diku.

Të nesërmen i dyshuari Rruzhdi Hoda me automjetin e tij tip Golf me targë AA 2699 KF, ka vajtur pranë banesës së të dyshuarit Vladimir Kurti. Ky ka marrë kapucët dhe dorashkat në shtëpi dhe i është drejtuar makinës.

Lëvizën me automjet deri tek rruga Miqësia dhe aty parkuan makinën në lagje. Më pas në kmëbë ecën përgjatë Bulevardit Berisha dhe janë kthyer te kthesa që të çonte tek dyqani i Agim Bucit.

Rreth 30 metra para se të shkonin te dyqani, Vladimiri i ka dhënë Rrushdiut një thikë buke me bisht druri, një palë dorashka dhe një kapuç. Vladimir që kishte të veshur një xhup të zi me kapuç ecën bashkë me Rruzhdiun drejt dyqanit. Rreth 5 metra përpara se të futeshin në dyqan, Vladimir ka nxjerrë pistoletën nga brezi dhe u fut në dyqan, i ndjekur nga Rrushdiu me thikë në dorë.

Vladimiri është afruar tek kasa e lekëve për të marrë lekët, ndërkohë që pranë kasës ndodhej fëmija i mitur i Agim Bucit. Rita kur ka parë Vladimiri tek kasa e maskuar e ka gjuajtur me produkte ushqimore. Në atë moment Vladimir ka gjuajtur duke e plagosur dhe gruaja është rrëzuar.

Direkt është afruar Agim Buci që u përlesh me Vladimir Kurtin, i cili e gjuajti me armë dhe atë. Pas ngjarjes të dy të dyshuarit janë larguar me vrap.

Ata kanë vrapuar të maskuar deri tek rruga Berisha. Para se të dilnin aty kanë hequr maskat dhe kanë vazhduar rrugën jo duke vrapuar.

Pasi hipëën në makinë kanë dalë tek lumi i Bovillës dhe nga ura e Zgafnorit, kanë hedhur maskat, dorashkat, xhupa e pantallonat në lumë.

Ndërkohë po vijon kontrolli për gjetjen e armës së krimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Salah merr lajmin "bombë" nga Liverpooli, ja vendimi i "të kuqve"
Previous article VRANE AGIM BUCIN NE KAMEZ/ Gjykata ka vendosur "ARREST ME BURG" per dy autorët

Ina.Autor

Postime të ngjashme

“ARUBA”/ Berisha nga SPAK: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës? Aktualitet

“ARUBA”/ Berisha nga SPAK: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?

DOSJA “PARTIZANI”/ Zbardhen debatet në gjyq mes Oketës dhe SPAK: Klubi nuk kishte interes për Ministrinë e Mbrojtjes Aktualitet

DOSJA “PARTIZANI”/ Zbardhen debatet në gjyq mes Oketës dhe SPAK: Klubi nuk kishte interes për Ministrinë e Mbrojtjes

50 MILIONË EURO MASHTRIME ME CALL CENTER/ Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën Aktualitet

50 MILIONË EURO MASHTRIME ME CALL CENTER/ Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT