• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E 7 VJEÇARIT NGA E MOSHUARA/ Sot i jepet lamtumira, mbeten MISTER…
Home
Breaking News

VRASJA E 7 VJEÇARIT NGA E MOSHUARA/ Sot i jepet lamtumira, mbeten MISTER…

23 March, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ditën e sotme i është dhënë lamtumira e fundit në Gjilan, 7-vjeçarit që u vra me thikë nga një 75-vjeçare në Basel të Zvicrës. Ndërkohë mbeten ende mister shkaqet që çuan të moshuarën që të kryente krimin makabër.

Të enjten që lamë pas një krim makabër tronditi Zvicrën, ku një 7-vjeçar shqiptar u ther për vdekje nga një e moshuar 75-vjeçare në rrugën  St.Galler-Ring të Baselit.

Viktimë e këtij sulmi mbeti Iljas M., i cili po kthehje nga shkolla kur është këmbyer me 75-vjeçaren vrasëse që e goditi me thikë duke i marrë jetën. E moshuara që kreu krimin është arrestuar menjëherë pas ngjarjes, ndërsa motivet e vrasjes mbeten ende mister. Ndërkohë trupi i pajetë i 7-vjeçarit  mëngjesin e sotëm ka mbërritur në Gjilan ku edhe është varrosur nga familjarët e tij.

Në lidhje me këtë rast që tronditi zvicerianët dhe shqiptarët kanë reaguar edhe familjarët e 7-vjeçarit të ndjer, por duket se askush nuk e di arsyen e vërtë qqë çoi 75-vjeçaren të kryente krimin makabër. Nënë e Iljasit ka deklaruar se është e tronditur dhe se nuk mund ta besonte atë që kishte ndodhur.

“Ne jemi shumë keq. Nuk mund të besojmë atë se çfarë ka ndodhur. Djali ka shkuar përgjithmonë. Ajo ka marrë lulen më të bukur nga unë”.

Më pas ajo ka thënë se dilte ta merrte çdo ditë djalin nga shkolla, por ditën e vrasjes nuk kishte mundur.  Ajo ka mohuar të ketë probleme me askënd në Zvicër gjë që e bën akoma më të mistershme shkaqet e vrasjes së 7-vjeçarit. Gjithashtu edhe policia zviceriane ka hezituar që të jap detaje të mëtejshme në lidhje me vrasjen edhe pse konfirmojnë se po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë ngushëllime për familjarët kanë bërë figurat më të larta politike zvicerian dhe kosovare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I GJETËN NJË MAJMUN NË VALIXHE/ Ja çfarë ndodhi me 27 vjeçarin (FOTOT)
Previous article FUNDI I "EPOKËS PANUCCI"/ Ja çfarë ndikoi më shumë në rezultatet e Kombëtares

k.autor

Postime të ngjashme

VRASJA PRANË “VASIL SHANTOS”/ Makina e shkatërruar në rrugë, zbulohet IDENTITETI i viktimës Aktualitet

VRASJA PRANË “VASIL SHANTOS”/ Makina e shkatërruar në rrugë, zbulohet IDENTITETI i viktimës

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet një makinë në ecje Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet një makinë në ecje

PROTESTA/ Policia ndërhyn me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe pedagogëve Aktualitet

PROTESTA/ Policia ndërhyn me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe pedagogëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT