• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E 38-VJEÇARES NGA KUNATI/ Nëna rrëfen natën tragjike: Mostra më la pa ndjenja, Enkeleda është përleshur me të
Home
Breaking News

VRASJA E 38-VJEÇARES NGA KUNATI/ Nëna rrëfen natën tragjike: Mostra më la pa ndjenja, Enkeleda është përleshur me të

17 January, 2020 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ngjarja e rendë që ndodhi më 11 janar tronditi të madh e të vogël. Një 38-vjeçare u vra nga kunati i saj, në shtëpinë e saj, në dhomën e gjumit.



Emisioni “Me Zemër të Hapur” risjell në News24 detaje të tjera nga kjo ngjarje horror të nxjerra nga vetë protagonistët e këtij krimi. Ngjarja e rëndë ndodhi të enjten e kaluar, rreth orës 23:40, në një apartament në katin e dytë të një pallati të vjetër në zonën e Paskuqanit, aty ku jetonte viktima bashkë me vajzën 18 vjeçe dhe nënën e saj. Viktima është Enkeleda Çapoku, ndërsa autori i dyshuar i krimit monstruoz Erdet Çapoku, vëllai i burrit të saj. Ky i fundit u largua me biçikletë menjëherë pasi kreu krimin e rëndë, për t’u arrestuar më pas nga shërbimet e Komisariatit Nr.4, pranë një karburanti në zonën e Laprakës. Burime nga policia thanë se i dyshuari ka pretenduar se vrasjen e ka kryer në shenjë hakmarrjeje, pasi kunata e kishte denoncuar për përndjekje.

Denoncimi ishte bërë 6 muaj më parë, ku ajo pretendonte se kunati e dhunonte psikologjikisht, e përndiqte dhe e fotografonte kudo që shkonte me të bijën, dhe më pas fotot ia dërgonte në burg, vëllait të tij, bashkëshortit të Enkeledës, duke sjellë probleme në çift. Gjatë seancës për masën e sigurisë që e la 34-vjeçarin në burg, ai ka pranuar krimin, tha se nuk e mbante mend konkretisht ngjarjen. U aludua për një raport të prishur të saj me bashkëshortin që ndodhej në burg por nëna e viktimës thotë se çifti shkonte shumë mirë.

“Atë natë nga ora 11 e natës ramë në gjumë. E ka hapur derën, na ka parë nga dritarja që kishim fikur dritën. Na ka ndjekur. Kishte 5 ditë. Ka parë pallatin që s’ka pasur lëvizje, ka hapur derën se ka pasur një shul të vogël. Duke i ditur rrethanat e ka hapur ngadalë derën e jashtme dhe ka hapur derën e dhomës. Aty e kam parë unë, ishte veshur me kapuç të zi, doreza të zeza. Erdhi direkt tek krevati im dhe më qëlloi disa herë. Duke më lënë pa ndjenja. Pastaj nuk e di çfarë ka ndodhur me vajzën. Është përleshur. Shenjat e gishtërinjve që kemi parë ka tentuar të ngrihet. Ka tentuar të ndezë drejtën, aty i ka prerë damarët. E ka goditur me levë pas koke, me tub në fytyrë e ka prerë në hundë. Kur jam përmendur e kam parë vajzën të shtrirë në gjak. I thërrita kësaj nuses, Hajrije, Hajrije. kam dalë si e çmendur, erdhi gjithë lagjja. Kjo ishte masakra që bëri qelbësira. Punonte në fabrikë, hante bukën me një kokërr vezë për të rritur vajzën. Për t’i plotësuar vajzës e mos t’ia shtrinte dorën askujt. Ishte vajzë e ndershme, bënte kryq gjithë lagjja për Enkeledën. Me bashkëshortin shkonte shumë mirë”, rrëfeu nëna e Enkeledës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DUA T'I JAP NJË DORË"/Andy Ruiz rikthehet në palestër, Tyson Fury bën deklaratën surprizë
Previous article "KAM PARË DËSHMI TË TILLA"/ Legjenda e NBA godet Italinë: Atje kam qenë dëshmitar i racizmit

k.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

QARKULLONIN TË ARMATOSUR NË MAKINË/ Arrestohen 2 shokët në Fier! Në pranga dhe një i tretë, kërcënoi me kallash gjatë sherrit Aktualitet

QARKULLONIN TË ARMATOSUR NË MAKINË/ Arrestohen 2 shokët në Fier! Në pranga dhe një i tretë, kërcënoi me kallash gjatë sherrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT