Gjykata e Elbasanit ka dhënë masan e sigurisë “arrest me burg” për Ejden Dino i arrestuar dy ditë më parë si i përfshirë në konfliktin e çastit, gjatë të cilit mbeti i vrarë në Elbasan 33-vjeçari Madrit Ulqinaku.
Gjykata dha të njëjtën masë në mungesë, edhe për dy të rinjtë e tjerë, Horgito Peqinin (autori i vrasjes), dhe Klaudjan Sallufin të cilët janë në kërkim.
Pas kqyrjes së provave paraprake, dëshmitarëve në vendngjarje dhe deklaratës së Ejden Dino gjykatësja Idush Maliqi la në burg të riun ndërsa vendosi të njëjtat masa dhe për miqtë e tij në arrati.


