• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E 27 VJEÇARIT në paraburgimin e Korçës/ Identifikohen POLICËT e dhunës që janë NËN HETIM
Home
Breaking News

VRASJA E 27 VJEÇARIT në paraburgimin e Korçës/ Identifikohen POLICËT e dhunës që janë NËN HETIM

19 May, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia ka identifikuar efektivët që hynë në qelinë ku mbahej Enea Ftoj në komisariatin e Korçës.

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave që po heton vdekjen e të arrestuarit ka marrë kamerat e sigurisë që ndodhen vetëm në korridoret e komisariatit.

Aty duken policet që kanë hyrë e kanë dalë nga qelia, ndërsa në dhomën e izolimit nuk ka kamera sigurie. Emrat e policëve të dyshuar për ushtrim dhune nuk bëhet të ditur, ndërsa bashkëshortja e viktimqs, ka dëshmuar se i shoqi i kishte përmendur dy emra policësh, Alqi dhe Kreshniku.

Për të hetuar në lidhje me ngjarjen në drejtorinë e Policisë së Korçës ka shkuar edhe drejtuesja e Shërbimit të Brendshëm në polici, Anila Trimi. Arsyet e vdekjes së 27-vjeçarit Enea Ftoj nuk janë bërë ende publike, ndërsa thuhet se atij i ka ndaluar zemra, por siç pretendojnë familjarët, 27-vjeçari është rrahur aq sa i janë shkaktuar hematoma në disa pjesë të trupit. Familjarët e tij e filmuan të ndjerin në morg për të faktuar dhunën.

Enea Ftoj ishte arrestuar për akuzën e vjedhjes me dhunë dhe sipas informacioneve ishte edhe përdorues i lëndëve narkotike. 27-vjeçari i kishte rrëmbyer varësen një gruaje në rrugë dhe policia e kishte kapur dhe mbyllur në qeli.

Ai pritej të dilte para gjykatës, por familjarët atje mësuan se Enea kishte vdekur. Nga verifikimet e para, sipas burimeve, SHÇBA ka identifikuar të gjithë punonjësit e policisë të cilët kanë qenë në detyrë ditën e mërkurë. Për rastin e rëndë SHÇBA ka bërë referimet përkatëse edhe në prokurori ndërkohë që i është marrë kallzim edhe bashkëshortes së të ndjerit./TCH

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U RREZUAN NGA LARTESIA/ Nxirret nga gryka e kanionit njëri prej turistëve, tjertri...
Previous article Më në fund! Jona Spahiu zbulon barkun në muajt e parë të shtatzënisë (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

OPERACIONI I SPAK/ Arrestohet Orest Sota, biznesmeni i pyetur disa herë për lidhjet me Ergys Agasin Aktualitet

OPERACIONI I SPAK/ Arrestohet Orest Sota, biznesmeni i pyetur disa herë për lidhjet me Ergys Agasin

E RËNDË NË MALIQ/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari Aktualitet

E RËNDË NË MALIQ/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

OPERACIONI I SPAK DHE POLICISË NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ U zbuluan nga Sky ECC, disa të dyshuar pjesë e dosjes ‘Toyota Yaris’ Aktualitet

OPERACIONI I SPAK DHE POLICISË NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ U zbuluan nga Sky ECC, disa të dyshuar pjesë e dosjes ‘Toyota Yaris’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT