• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E 27-VJEÇARIT NË ITALI/ Detaje nga jeta e shtrenjtë e Kasem Kasmit: Udhëtonte me jahte dhe makina luksoze
Home
Breaking News

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË ITALI/ Detaje nga jeta e shtrenjtë e Kasem Kasmit: Udhëtonte me jahte dhe makina luksoze

11 March, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mediat italiane kanë treguar disa detaje mbi jetën e 27-vjeçarit shqiptar, Kasem Kasmi, i cili u vra mbrëmjen e së shtunës në Frosinone nga një bashkëkombas.

Të riut i pëlqenin makinat luksoze, udhëtimet dhe kishte pasion detin.

Kasem Kasmi, i riu 27-vjeçar njihej edhe me emrin Carletto, ai vdiq rreth orës 19:30 para një restoranti në rrugën “Aldo Moro”.

Siç raportojnë disa miq që ishin me të mbrëmjen e së shtunës thonë se ai lëvizte midis Frosinone-s dhe Romës.

Në profilin e tij në Facebook disa foto tregojnë momente të jetës së 27-vjeçarit: si një udhëtim i fundit në Pizë, apo një ditë me jaht në një det të pastër blu, pak metra larg bregut. Por edhe një nga pasionet e tij të mëdha, shtojnë ata që e njohën: atë të makinave dhe motorëve.

Trupi i 27-vjeçarit pritet t’i autopsi, më pas do të jepet leja për varrimin.

Mikea Zaka ishte në ‘Shake Bar’ në rrugën ‘Aldo Moro’ me miqtë e tij Guliano D. dhe Elia D. të gjithë shqiptarë.

Hyjnë dhe 4 shqiptarë të tjerë, Ervin, vëllai i tij, Kasem Kasmi dhe dy shokë, mes tyre nis debati.

Mikea nxjerr një pistoletë të kalibrit 22 dhe qëllon gjashtë të shtëna, të gjitha në shenjë. Njëri plumb godet Kasemin në qafë.

Tre të plagosurit janë goditur në kokë, në qafë dhe në gjoks. Një prej tyre është një gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa dy të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën.

Mendohet se personi që ka qëlluar ka mbërritur në vendngjarje me një makinë.

Ndërsa pas të shtënave, anëtarët banës rivale janë larguar në këmbë. Karabinierët kanë arrestuar 23-vjeçarin Mikea Zaka, i cili ka pranuar se ka kryer vrasjen duke deklaruar se e kishte kryer për vetëmbrojtje.

Prokuroria italiane e akuzon atë për veprën penale të vrasjes me paramendim dhe vrasjes së trefishtë të mbetur në tentative.

Viktima Kasem Kasmi, sipas të dhënave të policisë njihej në zonë me pseudonimin ‘Carletto’, kurse autori për disa vite ka jetuar në Casermone, sheshi më i rëndësishëm i trafikut të drogës në Ciociaria. 23- vjeçari dy vitet e fundit është arrestuar dy herë për drogë.

Policia italiane po heton pistën e larjes së hesapeve mes dy grupeve shqiptare, trafikun e drogës dhe prostitucionit.

Ndërsa u sekuestrua makina me të cilën autorët kishin mbërritur në qendër të qytetit, që ndodhet në rrugën paralele me rruga ‘Aldo Moro’, atë të Shake Bar.

Nisur nga dëshmitë, një tjetër pistë po hetohet për përplasjen dhe ka të bëjë me sherr për një vajzë që kishte lidhje me Kasmin dhe më pas me Zakën, por këto janë të dhëna që policia i ka marrë në konsideratë nga dëshmi të personave që kanë njohje me dy grupet e të rinjve shqiptarë që tronditën Italinë me atë skenë krimi në sy të dhjetëra klientëve të një lokali./Il Messaggero

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PLAS" SHERRI NË FIER/ Plgagoset 19-vjeçari, policia arreston autorin
Previous article VRASJA E NIKULAJT/ Ruben Saraiva kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE/ 29-vjeçarja shqiptare mbytet në plazhin e Porto Novos në Vlorë Aktualitet

TRAGJIKE/ 29-vjeçarja shqiptare mbytet në plazhin e Porto Novos në Vlorë

SPAK KËRKON SËRISH ARRESTIMIN E BALLUKUT? Klodian Braho: Mungesa e masës nuk ndalon hetimin. Për ne deputeti... Aktualitet

SPAK KËRKON SËRISH ARRESTIMIN E BALLUKUT? Klodian Braho: Mungesa e masës nuk ndalon hetimin. Për ne deputeti...

DETAJET E PARA/ Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim Aktualitet

DETAJET E PARA/ Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT