Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit Klodjan Rasha, i cili u qëllua për vdekje nga një efektiv policie. Mësohet se policia e Tiranës është përjashtuar nga hetimi i kësaj çështje, ndërsa Prokuroria po heton bashkë me SHÇBA.
Efektivi me inicialet N.H. pretendon se ka qëlluar në drejtim të të riut për faktin se ai e kërcënonte për ta vrarë. Këtu prokuroria ka dyshimet e saj, ndërsa po vijon hetimet. “Kemi synuar me kolegun tim që ta ndalonim personin, për ta pyetur se pse kishte dalë nga banesa”, mësohet të ketë thënë polici.
Mësohet se polici, është baba i një fëmije të mitur, ndërsa kishte 3 vite që ishte pjesë e Policisë së Shtetit, ndërsa nuk njihej si person problematik në punë. Nga ekspertiza paraprake, Klodjan Raxha, një persona i njohur për policinë pasi ishte akuzuar për plagosje të lehtë si dhe për dhunë në familje, është qëlluar me një plumb që i ka prekur arterien kryesore të zemrës, duke i shkaktuar atij vdekjes.


