• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E 25-VJEÇARIT NGA EFEKTIVI I POLICISË/ Reagon Lleshaj: E ndjej fort se çfarë do të thotë humbja e Klodian Rashës për prindërit…
Home
Breaking News

VRASJA E 25-VJEÇARIT NGA EFEKTIVI I POLICISË/ Reagon Lleshaj: E ndjej fort se çfarë do të thotë humbja e Klodian Rashës për prindërit…

9 December, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Më shumë se 30 orë pas ngjarjes tragjike, ku një efektiv policie vrau në mënyrë të dyshimte 25 vjeçarin Klodian Rasha në Tiranë, ka reaguar edhe ministri Sandër Lleshaj.

Ministri thotë se “E VËRTETA ËSHTË NGUSHËLLIMI MË I MADH”, ndërsa i shpreh ngushëllime familjes.

“Ka shumë arsye se përse e ndjej fort se çfarë do të thotë humbja e Klodian Rashës për prindërit dhe familjarët e tij. Në këto çaste të hidhërimit të madh, u shpreh atyre ngushëllimet e mia më të thella për këtë humbje tragjike.
Në të njëjtën kohë, shpreh besimin tim të plotë se organet ligjore përgjegjëse do të finalizojnë shpejt, saktë, drejt dhe jashtë çdo ndikimi hetimet për vrasjen e Klodian Rashës.

Kjo ngjarje ka prekur shumë njerëz, të afërm të viktimës, qytetarë të zakonshëm, pjesëtarët e Policisë së Shtetit dhe gjithë të tjerët.

Sot të gjithë kanë nevojë për qartësimin e plotë dhe shterues të rrethanave që sollën këtë ngjarje tragjike dhe autoritetet përgjegjëse ligjore duhet të përmbyllin sa më shpejt detyrën e tyre në shërbim të së vërtetës dhe të drejtësisë.”, shkruan Lleshaj.

Klodian Rasha u ekzekutua dje pas mesnate, nga një efektiv i “Shqiponjave”, i cili është vënë në pranga. Vrasja ka qenë në ‘tejkalim të kompetencave” pasi i riu nuk paraqiste rrezik. Policia njoftoi se ka gjetur një armë zjarri, pak më larg nga vendi i vrasjes, por ende nuk dihet nëse i përket viktimës.

Vrasja e 25 vjeçari ka shkaktuar shumë zemërim, ndërsa sot janë paralajmëruar edhe protesta.

  • Tags
  • Arbana Osmani
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "GJEJMË KOHËN TË GËZOJMË VIKIN"/ Edhe pse e divorcuar Rudina Dembacaj poston FOTOT me ish-bashkëshortin
Previous article TË AKUZUAR PËR KRIME LUFTE/ Specialja cakton seancë të re për Thaçin, Veselin, Selimin e Jakup Krasniqin

s.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital Aktualitet

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital

FOTOLAJM/ “Ky është fundi”, të rinjtë mesazhe për politikën: Nuk duam të ikim, ikni ju! Aktualitet

FOTOLAJM/ “Ky është fundi”, të rinjtë mesazhe për politikën: Nuk duam të ikim, ikni ju!

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT