Policia e Elbasanit ka dhene detaje nga ngjarja e rende ku mbeti i vrare nje 23-vjecar dhe u plagos nje tjeter. Ngjarja ndodhi ne aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Përparim.
Burime policore thane se në drejtim të një mjeti është qëlluar me armē zjarri në rrethanat ende të paqarta, dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit: Andi Zylyfi, rreth 23 vjec dhe A.U., 21 vjeç, banues në fshatin Përparim, Peqin, të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit për pasojë shtetasi A.Z., ka ndëruar jetë.
“Shërbimet e Policisë kanē ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të Qytetit të Peqinit.
Policia ka ngritur pika kontrolli ne akset rrugore dhe po krihet zona ku dyshohet se janë laguar autorët. Në ndihmë të Policisë së Elbasanit janë nisur dhe një grupe FNSH-së si dhe Specialistë të Drepartamentit të Policisë Kriminale.
Po punohet intensivisht me grup të posaçëm hetimor për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.”, thuihet ne njoftimin e policise.


