Korrespondenti i Top Channel, Artur Bibe, ishte sot në një lidhje direkte nga Greqia me emisionin “Shqipëria Live”, për të folur për vrasjen e nënës 20-vjeçare nga bashkëshorti i saj.
Britanikja, Caroline Crouch, u vra nga burri grek, Anagnostpoulos, në të njëjtin krevat ku edhe po flinte foshnja e tyre 18-muajshe. Kjo ngjarje ka tronditur opinionin publik grek dhe jo vetëm.
Fillimisht piloti 32-vjeçar bëri dëshmi të rreme rreth vrasjes së gruas së tij, duke thënë se kishin shkuar që të grabisnin shtëpinë e tyre. Por e vërteta doli shumë ndryshe. Vrasësi ishte pikërisht burri i saj, i cili në fillim ka vrarë edhe qenin e familjes.
Bibe u shpreh se policia po zbardh me shpejtësi ngjarjen dhe askush nuk e priste se vrasësi do të ishte bashkëshorti i saj.
“32-vjeçari që vrau gruan është diagnostikuar me narcizëm. Erdhën specialistë nga Izraeli për të zbardhur ngjarjen e tmerrshme, që tronditi jo vetëm Greqinë por edhe botën. Ekspertët kanë analizuar pajisjet dhe është vërtetuar se ora ka regjistruar rrahjet e zemrës si dhe karta sim ishte hequr në orën 1.10 minuta. Edhe pse ishte hequr karta e memories së kamerave të sigurisë, ajo punon edhe për disa minuta”, tha gazetari i njohur


