Ku vala e lajmeve për Katsifën nuk ka mbaruar ende dhe Greqia duket se po e merr “hakun” duke ekzekutuar shqiptarë që jetojnë atje. Pak ditë më parë një tjetër shqiptar u vra në Korfuz. Petrit Zifle u ekzekutua nga një anëtar i Agimit të Artë.
Mbrëmjen e djeshme, një 18 vjeçar u qëllua me dy plumba pranë shtëpisë së tij. Ai ishte me origjinë shqiptare dhe prej vitesh jetonte në Kavallë. Ndonëse, vetëm 18 vjeç teza e mediave greke ishte se ai merrej me trafikun e drogës.
Duket se kartomonedha 50 euro (që iu gjet në dorë), i ka bërë mediat greke të shkruajnë se ishte trafikant dhe se u vra për larje hesapesh droge.
Pas njoftimit të policisë për arrestimin e një personi mediat greke e nxorën se është shqiptarë, dhe se ishin shokë, ky i fundit identiteti i cilit nuk bëhet i ditur ka thënë në polici se doja ta trembja e vrava aksidentalisht.
AlpeNews.al ishte media e parë që bëri të ditur identitetin e 18 vjeçarit Marios Isai: