• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E 17 VJEÇARES NË LAPRAKË/ Zbardhet konflikt: Të dy djemtë donin vajzën por… (DETAJET)
Home
Breaking News

VRASJA E 17 VJEÇARES NË LAPRAKË/ Zbardhet konflikt: Të dy djemtë donin vajzën por… (DETAJET)

28 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një 19-vjeçar nga Tropoja e banues në Tiranë dyshohet të jetë autori i atentatit ku mbeti e vrarë adoleshentja Griselda Gjikola e u plagos i dashuri i saj, Erjon Benga, në Laprakë.

Burime nga Policia thanë se është bërë shpallja në kërkim e shtetasit Robert P., si dhe po punohet për identifikimin e një personi tjetër që e ka ndihmuar gjatë dhe pas ngjarjes. Forcat e Policisë së kryeqytetit kanë ushtruar kontroll në disa banesa, të prindërve dhe të të afërmve të të dyshuarit, por deri në orët e vona të mbrëmjes nuk është arritur të gjendet.

 

 

Ndërsa nisur nga deklarimet e dëshmitarëve dhe disa personave të njohur të 23- vjeçarit të plagosur, Benga, i dyshuari ishte konfliktuar me këtë të fundit për shkak të 17- vjeçares Gjikola, të cilën e pëlqenin të dy. Madje, në momentin që autori i dyshuar ka mësuar se vajza që ai pëlqente ishte lidhur me Erjon Bengën, ishte konfliktuar edhe fizikisht me të disa ditë më parë.

Nga ndërtimi i skenës së krimit, nisur nga deklarimet e dëshmitarëve dhe këqyrja e kamerave të sigurisë, Policia dyshon se 19- vjeçari Robert P. e ka pritur çiftin sa të dilte nga lokali ku po pinin kafe, pak metra larg vendit ku ata kishin parkuar makinën. Në momentin që i ka parë duke u futur në makinën tip “Mercedez Benz”, me targa AA 266 MS, ai është afruar duke qëlluar të paktën 4 herë me armë zjarri.

Nga këqyrja e automjetit, ekspertët kanë arritur në përfundimin se objektiv i atentatit ka qenë 23-vjeçari Erjon Benga, që mbeti i plagosur. Autori ka qëlluar nga xhami i pasmë i makinës në krahun e shoferit, ku ndodhej i plagosuri, por plumbat kanë goditur edhe 17-vjeçaren që ndodhej në sediljen e parë.

NGJARJA

Adoleshentja Griselda Gjikola mbeti e vrarë me armë zjarri dhe i dashuri i saj 23 vjeç u plagos, në një atentat që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë. Ngjarja ndodhi në orën 18:17, në zonën e Laprakës, kur dy të rinjtë sapo kishin dalë nga një lokal ku po pinin kafe dhe kanë hipur në makinë për t’u larguar.

Në këtë moment, ata janë qëlluar brenda automjetit me 4 plumba nga dy persona, që sipas Policisë kanë qenë me kapuça në kokë. Njëri prej tyre, i cili dyshohet të jetë personi që ka shkrepur armën, tashmë është identifikuar, ndërsa ende nuk dihet identiteti i personit që e ka ndihmuar. Këta të fundit janë larguar në këmbë mespërmes zonës ku ndodhen pallatet e bllokut “Gintash”.

Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur dy të rinjtë. Djali që ndodhej në timon, edhe pse i qëlluar me dy plumba, i ka dhënë makinës me targë AA 266 MS, duke shkuar vetë në Spitalin e Traumës. Vetëm pak momente pasi ka mbërritur në Urgjencë vajza ka ndërruar jetë, pasi ishte goditur në kokë, ndërsa djali është futur në sallën e operacionit e sipas mjekëve gjendja e tij paraqitet më e stabilizuar.

Dëshmitarë të shumtë në vendin e ngjarjes u kanë thënë shërbimeve të Policisë se aty ishin qëlluar me armë zjarri dy të rinj brenda një makine, që më parë kishte qenë e parkuar, por pas ngjarjes ishte larguar në drejtim të Spitalit të Traumës. Vajza 17-vjeçare, sipas mjekëve ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur aty, ndërsa djali i plagosur ishte futur në sallë.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor në vendin e ngjarjes, ku ka shkuar edhe drejtori i Policisë së Tiranës e dy zv.drejtorët, si dhe oficerë të Krimeve të Rënda e të strukturave të tjera të Policisë. Burimet thanë se u është marrë deklarim disa dëshmitarëve okularë, si dhe janë këqyrur pamjet e disa kamerave sigurie të subjekteve private pranë vendit të ngjarjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article YLLI I PSG HARRON BRUNËN/ Neymar shoqërohet me një tjetër bukuroshe (FOTO)
Previous article SKËNDER MIXHOZI/ I habiti të gjithë…edhe vetë ministrat

F.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media Aktualitet

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit Aktualitet

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit Aktualitet

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT