• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA  E 17 VJEÇARES NË LAPRAKË/ Del foto, ja kush është autori i atentatit
Home
Breaking News

VRASJA E 17 VJEÇARES NË LAPRAKË/ Del foto, ja kush është autori i atentatit

28 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Fotoja e 19-vjeçarit Robert P. i cili qëlloi me armë zjarri drejt një automjeti në Laprakë ku si pasojë mbeti e vdekur adoleshentja Briselda Gjikola dhe u plagos Erion Bengo, 23 vjeç.

Një muaj më parë, adoleshentja u njoh me Erion Bengon, një 23-vjecar, që dikur kishte qenë në konflikt me ligjin.

Ai kishte shantazhuar të ish-dashurën me video intime, duke i kërkuar para. Megjithatë, kjo nuk i pengoi të dy, të nisnin një marrëdhënie, që përfundoi tragjikisht.

Pasditen e së mërkures, të dy u panë pranë e pranë në një nga lokalet e Laprakës, por sapo dolën prej andej, u përballën me brashërinë e plumbave.

Briselda u qëllua në kokë dhe nuk mundi të mbijetonte, edhe pse Erioni e trasferoi me shpejtësi drejt spitalit të Traumës.

Atentatoret pershkuan te njejten rruge  me 2 të rinjtë, dhe pas bresherisë së plumbave u larguan në drejtime të ndryshme. Autorët e krimit te maskuar dhe me pistoletë u larguan ne këmbë ndërsa Erion Bengo u largua me makinën e tij ende pa mbaruar të shtënat në drejtim të kundërt për në Spitalin Ushtarak. Fatmirësisht falë ndërhyrjes në kohë të mjekëve ai mundi t’i shpëtojë plagëve të mara në qafë dhe shpatull ndërsa e mitura humbi jetën për shkak të plagëve të zjarrit të marra në kokë.

News 24 ka mundur të sigurojë një foto të  automjetit të 23 vjeçarit I cili qëndroi për disa orë në spitalin e traumës derisa u tërhoq nga policia. Në të janë të dukshme shenjat e plumbave. Mjetit i është thyer xhami anësor dhe ai i pasëm.

Burime nga polica thanë se shenjestër e këtij atentati ishte 23 vjecari. Një javë më parë ai ishte konfliktuar me disa persona pasi këta të fundit i kishin ngacmuar të dashurën. Policia e Tiranës është fokusuar tek kjo pistë dhe ka shpallur sit ë dyshuar një 19 vjeçar nga Puka me banim në Tiranë. Policia në bashkëpunim me Prokurorinë po kalojnë në sitë të shkuarën e protagonistëve të kësaj ngjarje për të thelluar hetimet edhe në pista të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LARGOHET NGA "BENABEU"/ Emery dëshiron portierin e "Los Blancos" si...
Previous article ISH-YLLI I LIVERPOOLIT/ John Barnes: Shaqiri nuk duhet të jetë në formacionin bazë

F.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media Aktualitet

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit Aktualitet

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit Aktualitet

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT