• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E 17 VJEÇARES NË LAPRAKË/ Atentati për një SHUPLAKË, ja si u qëlluan 2 të RINJTË në makinë (FOTO)
Home
Breaking News

VRASJA E 17 VJEÇARES NË LAPRAKË/ Atentati për një SHUPLAKË, ja si u qëlluan 2 të RINJTË në makinë (FOTO)

29 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Laprakë, ku mbeti e vrarë 17-vjeçarja Griselda Gjikola dhe u plagos rëndë i dashuri i saj, Erion Bengo, mësohet se gjithçka ka marrë shkas për një shuplakë. Sipas burimeve policore, autori i krimit, tashmë i identifikuar dhe i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje” është konfliktuar 10 ditë më parë me Bengon, për shkak të viktimës, të cilën e kishte ngacmuar. Në sherr e sipër, 23-vjeçari Erion Bendo e ka gjuajtuar atë me shuplakë. Por sherri mes të rinjve nuk ka përfunduar me kaq, duke precipituar mbrëmjen e së mërkurës deri në vrasje. Pas atentatit që i mori jetën Griselda Gjikolës me origjinë nga Kurbneshi i Mirditës, blutë janë vënë në ndjekje të vrasësit. Bëhet fjalë për 19-vjeçarin nga Puka, Robert P.. Ndërkaq, pas kryerjes së hetimeve nga policia janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen që tronditi banorët e kryeqytetit si dhe është rindërtuar skema e krimit.

 

 

 

DINAMIKA E NGJARJES
Mbrëmjen e së mërkurës, Erion Bengo në shoqërinë e dy vajzave (njëra prej të cilave viktima) kanë qenë në ambientet e një lokali te blloku “Gintash” në zonën e Laprakës. Po në të njëjtin lokal kanë qenë edhe dy të rinj të tjerë, me njërin prej të cilëve 23-vjeçari ishte në konflikt dhe që më pas rezultoi të ishte autori i krimit. Pasi kanë konsumuar kafen (rreth orës 18:17), Bengo është larguar nga lokali i shoqëruar nga e dashura e tij, ndërsa dyshohet se çifti i të rinjve është ndjekur pas nga agresori dhe bashkëpunëtori i tij. 17-vjeçarja dhe i dashuri saj kanë ecur në një rrugicë për në drejtim të makinës që ishte parkuar diku mes pallateve, në një zonë jo shumë të ndriçuar. Sapo çifti ka hyrë një automjetin tip “Benz E Class” me targa AA266MS dhe ende pa e ndezur atë, janë afruar dy persona të maskuar.

Njëri prej tyre dhe konkretisht 19-vjeçari nga Puka, i cili u identifikua pas ngjarjes, ka qëlluar 5 herë me pistoletë në drejtim të makinës në fjalë. Fillimisht, autori ka qëlluar në pjesën anësore të mjetit dhe pastaj nga pjesa e pasme. Për pasojë, mbeti e vrarë Griselda Gjikola, e cila mori dy plumba në kokë. Ndërsa, drejtuesi i mjetit Erion Bengo mbeti i plagosur në qafë dhe në shpatull. Mësohet se i riu ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Burimet e mësipërme pohuan se bashkëpunëtori i 19-vjeçarit nga Puka nuk ka qëlluar me armë, por ka dyshime se e ka ndihmuar atë për t’u larguar. Krismat e armëve kanë alarmuar policinë, e cila ka shkuar shpejt në vendngjarje. Pas kryerjes së veprimeve hetimore paraprake, si dhe pas këqyrjes së pamjeve filmike të siguruara nga kamerat e sigurisë të bizneseve aty afër është bërë i mundur identifikimi i ekzekutorit, i cili është shpallur në kërkim. Sipas hetuesve të çështjes, objektiv i atentatit ka qenë 23-vjeçari Erion Bengo. Ky i fundit edhe pse i plagosur ka mundur ta transportojë vetë të dashurën e tij në spital, ku ajo humbi jetën për shkak të plagëve vdekjeprurëse që kishte marrë në kokë. Pas identifikimit të ekzekutorit, uniformat blu kanë ushtruar kontrolle në banesën e tij, por ai nuk është gjetur. Të dhënat për 19-vjeçarin u janë shpërndarë të gjitha policive kufitare, pasi dyshohet se ai mund të tentojë të largohet jashtë vendit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ODISEJA E XHERDAN SHAQIRIT/ Ish-mbrojtësi i majtë që po mahnit Anglinë
Previous article "STUHI DËBORE DHE RESHJE..."/ Moti i keq në SHBA shkakton katër të vdekur

F.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media Aktualitet

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit Aktualitet

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit Aktualitet

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT