Ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmë në Tiranë ku dy të rinj u qëlluan me pasojë vdekjen e 17-vjeçares Griselda Gjikola dhe plagosjen e rëndë të 23-vjeçarit Erion Bengo, është komentuar edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Në një status në facebook-un e tij ai shkruan se, “e mbrëmshmja ishte një natë e zezë për dy të rinjtë që ranë preh e atentatit”.
Ai ngushëllon familjen e viktimës dhe gjithashtu shprehet se kjo është pasojë e mungesës së plotë të rendit dhe suigurisë në Tiranë dhe në Shqipëri.
Statusi i Plotë:
Krimi godet ne Tirane, vritet nje vajze 17 vjeçare dhe plagoset shoku i saj!
E mbremshmja ishte nje nate e zeze per 17 vjeçaren Birselda Gjikola qe u ekzekutua ne mes te rruges nga nje dore kriminale ne Tirane. Ne kete atentat u plagos dhe shoku i saj Erion Bengo.
Duke shprehur ngushellimet me te sinqerta familjes se viktimes dhe uruar sherim te plagosurit, denoj me ashpersine me te madhe kete krim te shemtuar dhe mungesen e plote te rendit dhe sigurise ne Tirane dhe ne Shqiperi! sb


