• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E 16-VJEÇARIT NË FIER/ Dëshmitë “SHOKUESE”, ja pse u vra adoleshenti nga shoku i tij
Home
Breaking News

VRASJA E 16-VJEÇARIT NË FIER/ Dëshmitë “SHOKUESE”, ja pse u vra adoleshenti nga shoku i tij

21 October, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një ditë më parë familjarët përcollën me dhimbje në banesën e fundit, Denisin, 16 vjeç. Ai u qëllua me thikë në zemër nga një bashkëmoshatar në Fier. Dhe ajo çka është më shokuese është se Denisi u vra për motivin më banal të mundshëm “Pse më shikon!”.

Autori i ngjarjes, Florian Gega, 17 vjeç është vetëdorëzuar në polici. Gjatë marrjes në pyetje ai ka shfaqur pendesë dhe ka deklaruar se “nuk doja që të vdiste”.

Kur është pyetur nga oficerët e policisë se pse e goditi me thikë, ai ka thënë se “Denisi po me shihte me inat!”.

Ndërsa shokët e viktimës, Denis Vrenozi nga fshati Hoxharë e Vjetër në Fier, kanë treguar se kanë qenë duke pritur në stacionin e autobusit te “Zogu i Zi” në Fier, dhe është afruan Floriani që ka nisur të debatojë me Denisin.

Sherri ka qenë për motive që as ata nuk kanë qenë të qartë se pse nisi.

“Ai (autori) ishte bashkë me një shokun e tij kur u afruan. Na shanë e fyen me fjalë dhe më pas autori nisi të përleshej me Denisin. Në këtë kohë ai 16-vjeçari nxori thikën dhe qëlloi shokun tonë. Askush nuk e mendonte se ai mund të kishte thikë me vete. Gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe askush nuk pati mundësi të evitonte këtë ngjarje”, janë shprehur gjatë marrjes në pyetje në Polici shokët e 16-vjeçarit, të cilët kanë qenë edhe dëshmitarë të këtij krimi.

Ngjarja e rëndë ndodhi të enjten rreth orës 16:30 në vendin e quajtur ‘Zogu i Zi’ në qendër të Fierit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJIGANTI I RRJETEVE SOCIALE/ Facebook e punëson në kompani një politikan, ish zëvëndës-kryeministrin
Previous article SKIFTERËT "BUDALLENJ"/ Tre të rinjtë nxjerrin veten zbuluar pas vjedhjes së postës

Isa.Autor

Postime të ngjashme

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person Aktualitet

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT