Për këtë vrasje po flet jo vetëm Gjermania, po mbarë Europa. Një nxënëse e shkëlqyer shkolle profesionale në Gjermani, e quajtur Mia, vetëm 15 vjeç, u vra me thikë nga ish-i dashuri i saj, një refugjat afgan.
Abdul Mobin D., 15 vjeç, e vrau vajzën me një thikë 20 centimetra në një qendër tregtare.
Motivi i krimit? Xhelozia. Abdul kishte udhëtuar i pashoqëruar drejt Gjermanisë në vitin 2016 dhe kërkoi azil në zonën e Frankfurtit. Por pikëpyetja e parë që ka lindur në media është nëse ai është vërtet 15 vjeç.
Nga fotoja duket më i madh. Pse ka rëndësi kjo? Sepse nëse gjykohet si adoleshent, akuza për vrasje merr një dënim maksimal prej 10 vitesh burg.
Nëse gjykohet si i rritur, ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm. Afgani ishte ndarë me vajzën gjermane, por vazhdonte ta kërcënonte. Në një rast i kishte thënë se do i zinte pritë.
Prindërit e viktimës janë të shokuar. Ata thonë se e kanë trajtuar atë sikur ta kishin djalin e tyre. Afgani ishte tip agresiv dhe kishte regjistruar disa zënka në shkollë.


