• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA DHE RRËMBIMI I JAK PRENGËS/ Gruaja e Altin Hajrit: Në dhjetor u kthye në Shqipëri, bëri 2 vite burg në Holandë
Home
Breaking News

VRASJA DHE RRËMBIMI I JAK PRENGËS/ Gruaja e Altin Hajrit: Në dhjetor u kthye në Shqipëri, bëri 2 vite burg në Holandë

3 February, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Teksa forcat e ndërhyrjes së shpejte u zëvendësuan me bujë në hyrje të resortit Golden nga  Operacioni Forca e Ligjit, policia nuk ka asnjë të dhënë se ku gjendet Altin Hajri, i kërkuar prej ditësh, por pa asnjë gjurmë.

36 vjeçari konsiderohet aktiv me veprime në brendësi të kompleksit aty ku besohet se Jan Prenga u soll i pajetë nga katër shkodranë të kërkuar ende dhe më pas u planifikua edhe zhdukja e trupit të tij.

Në vazhdën e hetimeve ku janë përfshirë edhe pasuritë e emrave të lakuar si organizatorë të pengmarrjes, prokuroria ka pyetur ndërkohë familjarë të Altin Hajrit, jo vetëm për adresën e 36 vjeçarit i skeduar edhe më herët për problemet me narkotrafikun, por edhe për pronësinë e kompleksin Golden.

Burimet e sigurta të Top Channel bëjnë me dije se është pyetur bashkëshortja e Altin Hajrit , shtetasja me inicialet V . H. Gruaja, sipas burimeve, tregon se Altin Hajri është kthyer në Shqipëri në datën 30 dhjetor 2019 pasi për dy vite ka vuajtur një dënim në Holandë.

Gruaja tregon se ajo nuk e di kujt i përket  Golden. Por me menaxhimin e  kompleksit “merret vjehrra ime” shton më tej dëshmitarja. Gjithashtu sipas dëshmitares kompleksi ka si menaxher shtetasin Olsi Turja, ndërsa të ardhurat që burojnë nga kompleksi administrohen nga familja e Altinit si dhe tre fëmijët e çiftit thuhet më tej në dëshmi.

Olsi Turja është lëne nën arrest me burg sëbashku me katër të tjerë, shumica të afërm të Altin Hajrit . Kamera e sigurisë  që është nisur për ekspertim shfaq disa persona që  nxjerrin të pajetë Jan Prengën dhe e hipin në makina të tjera.

49 vjeçari, sipas dëshmisë së vëllait të tij të quajtur Anton Prenga, u rrëmbye për të kërcënuar vëllain tjetër Astrit Prenga i cili bashkë me shtetasin Gëzim Shullani kishin nxjerrë nga porti për llogari të një anglezi dhe një iraniani ngarkesën prej 260 kilogramë kokainë por që më pas nuk e kishin dorëzuar.

Kjo ngarkesë i përkiste grupit të Gentjan Doçit, edhe ky i kërkuar dhe siç rezulton nga dëshmia e vëllait të pengut, ai kishte realizuar rrëmbimin në Shqipëri, ndërsa emri i shkodranit i është treguar familjes përmes telefonit nga një tjetër bashkëpunëtor, i quajtur Gramoz Rexhepi që mendohet se ka siguruar drogën në Ekuador.

Pengu u rrëmbye në datën 17 janar ora 10.54 me mjetin Range Rover ndërkohë që ky automjet hyn në kompleks në orën 11.35 të së njëjtës dite, për t’u djegur më pas në orën 20.29 minuta.(TCH)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article " NCNCNC MOS E PËRDOR MË PHOTOSHOPIN"/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat "thumbojnë" VIP-at
Previous article ANTI-KÇK/ Zv-ministri i Brendshëm: Nesër ka një operacion tjetër nga OFL

F.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme Aktualitet

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa… Aktualitet

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun Aktualitet

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT