• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VRASJA DHE DITARI I CAROLINE/ Misteri I RI që bën “lëmsh” hetuesit, çfarë ndodhi në Kretë?
Home
Rajon

VRASJA DHE DITARI I CAROLINE/ Misteri I RI që bën “lëmsh” hetuesit, çfarë ndodhi në Kretë?

24 June, 2021 F.autor Breaking News, Rajon

Ekzistenca e një bashkëpunëtori në vrasjen e 20-vjeçares britanike në Greqi nuk është përjashtuar nga autoritetet e vendit fqinj.

“Një parim themelor për policinë dhe autoritetet gjyqësore kur hetojnë një krim është që të gjithë janë të dyshuar derisa të provohet e kundërta” tha një ish-zyrtar grek.

Si informacioni për pilotin, ashtu edhe ai për të kaluarën e marrëdhënies së tij me Caroline ngre shumë pikëpyetje, të cilat për momentin mbeten pa përgjigje.

“Mund të ketë një autor moral pas vrasjes së Caroline” tha ish-zyrtari i policisë greke Thanassis Katerinopulos.

“Ajo që ai po përpiqet të bëjë është të bindë se ky është një krim i kryer në gjaknxehtësi” shtoi ai.

“Pyetja është, a po i bën të gjitha këto për të fshehur diçka tjetër? A ka frikë ai për veten e tij, çfarë do të ndodhë nëse zbulohet diçka tjetër?

Njëri nga të dy – ky është informacion i pakonfirmuar – kishte udhëtuar në Kretë prillin e kaluar dhe kishte gjetur një shtëpi me qira në Souda, për çfarë arsye?

Kjo është diçka, unë besoj se autoritetet do të kërkojnë. Ky është një informacion shumë i mirë.

Vlerësimi im është se persona të tjerë janë të përfshirë në çështje, të cilët e çuan pilotin drejt vrasjes. Megjithatë, kjo duhet të hetohet” shpjegoi ai.

Ndërkohë një tjetër pyetje që ngrenë mediat britanike është se përse është ndaluar publikimi i ditarit të plotë të Caroline, teksa pak ditë më parë dolën vetëm disa fragmente. Dyshimet janë se 20-vjeçarja ka shkruar gjithçka në ditar lidhur me konfliktet.

Por sipas prokurorit Vassilis Pliotis, publikimi i ditarit mund të ndikojë në uljen e dënimit ndaj pilotit. Aktualisht Anagnostopoulos rrezikon dënim të përjetshëm për akuzat për vrasje, abuzim me kafshët, dëshmi të rreme dhe kallëzim të rremë në polici për grabitjen e pretenduar, raporton ABC.

“Publikimi i ditarit jo vetëm ofendon kujtimin e viktimës, por mund të kontribuojë në krijimin e një klime të favorshme për të pandehurin”, tha thënë Vassilis Pilotis.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E DINIT? Ja cili rrjet wi-fi ”çmend” iPhone-in
Previous article DALIN PAMJET E FUNDIT/ SHBA, shembet një ndërtesë shumëkatëshe në Miami. Dyshohet për disa të vdekur

F.autor

Postime të ngjashme

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it Rajon

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it

OPERACIONI NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ SPAK njoftim zyrtar: Sekuestrohen 18 vila, mbi 300 llogari bankare dhe… (LISTA) Aktualitet

OPERACIONI NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ SPAK njoftim zyrtar: Sekuestrohen 18 vila, mbi 300 llogari bankare dhe… (LISTA)

SPAK LËSHOI URDHËR-ARREST/ Arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi Aktualitet

SPAK LËSHOI URDHËR-ARREST/ Arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT