• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA BRUTALE E PENSIONISTES/ INTERPOL në kërkim të “KILLERIT”. Ka lidhje të forta në Shqipëri… (FOTO)
Home
Breaking News

VRASJA BRUTALE E PENSIONISTES/ INTERPOL në kërkim të “KILLERIT”. Ka lidhje të forta në Shqipëri… (FOTO)

23 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Interpol po përdor teknologjinë e njohjes së fytyrës për të gjurmuar të dyshuarin kryesor në vrasjen brutale të pensionistes Rosie Hanrahan, krim i ndodhur në dhjetor 2017, në Limerick të Irlandës.

Në një artikull të publikuar këtë të hënë nga media irlandeze ‘Independent”, raportohet se i kërkuari ka “lidhje të forta në Shqipëri”.

Viktima Rosie Hanrahan
Viktima Rosie Hanrahan

Gjurmimi

Interpol dhe Europol po ndihmojnë policinë irlandeze të gjurmojë një shtetas nga Europa lindore që jetonte në Limerick, por u zhduk nga qyteti brenda 48 orëve nga vrasja e vejushës më 15 dhjetor.

E moshuara u rrah brutalisht nga sulmuesi në banesën e saj, në përpjekje për ta detyruar të zbulojë se çfarë të hollash dhe sende të çmuara ishin aty.

Vrasësi më pas u arratis nga prona në zonën “Thomondgate” pa gjetur shumën e të hollave që Hanrahan e kishte fshehur në kuzhinë.

Autori, i cili ka dënime  për krime seksuale në Europën Lindore, u largua nga Irlanda me traget dhe mbërriti në një port francez më 17 ose 18 dhjetor.

Më pas u zhduk nga ‘radarët’ e policisë irlandeze.

Policia irlandeze u kërkoi informacion kolegëve europianë, të fokusohen në vende si Franca, Gjermania, Italia, Belgjika dhe Holanda, në përpjekje për të gjurmuar të kërkuarin.

Detektivët irlandeze thonë se hetimi i tyre tani është në “një fazë kritike”.

Kryesore në gjuetinë e Interpol dhe Europol tani është teknologjia e njohjes së fytyrës.

Kjo lejon të dhënat biometrike të të dyshuarit të ngarkohen në një program kompjuterik të posaçëm, së bashku me një fotografi të fundit të individit.

Sapo ngarkohet në programin softuerik, ai skanon me mijëra orë të xhirimeve të kamerave të sigurisë ÇTV.

Softueri pastaj ofron gjetjet për individët e kapur në filmime që përputhen me gjurmët biometrike të të dyshuarit.

Deri tani, teknologjia e njohjes së fytyrës është përdorur kryesisht në luftën kundër terrorizmit.

Megjithatë, gjithnjë e më shumë po përdoret nga Interpol për të gjurmuar kriminelët e dhunshëm.

I nisur si projekt në nëntor 2016, Interpol tani ka një bazë të dhënash nga 137 vende.

Më parë gjatë këtij viti, sistemi ndihmoi për të kapur një vrasës çek, pas një dekade në arrati.

Lidhje me Shqipërinë

Policia irlandeze duket e vendosur të përdorë çdo burim për të gjetur vrasësin brutal të vejushës.

“I kërkuari besohet të jetë fshehur nën një emër të rremë dhe ka lidhje të forta në Rumaninë, Shqipërinë, si dhe Hungari”, thuhet në artikull.

Disa mijëra orë xhirime të kamerave të sigurisë ÇTV janë studiuar, ndërsa policia irlandeze raportohet se ka folur me rreth 1.900 njerëz si pjesë e hetimit të tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Gabimi që po u kushton “viktimave” të Vettingut
Previous article Hedhje FANTASTIKE në pishinë, Aubamejang dhuron SPEKTAKËL (FOTO+VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë Aktualitet

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës Aktualitet

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti Aktualitet

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT