• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Vrasësit të John Lennon i mohohet lirimi për herë të 10-të
Home
Jetë

Vrasësit të John Lennon i mohohet lirimi për herë të 10-të

24 August, 2018 k.autor Jetë

Mark David Chapman, njeriu që vrau muzikantin e njohur britanik John Lennon, i është mohuar lirimi për të dhjetën herë rradhazi.

Chapman u paraqit  të enjten para një gjykate në Nju Jork për lirimin me kusht por iu tha se do të kalonte të paktën edhe dy vjet pas hekurave, përpara se të kërkojë sërish lirimin.

Duke shpjeguar vendimin e tyre ndaj vrasësit,  trupa gjykuese u shpreh:”Ju pa dyshim keni planifikuar dhe ekzekutuar vrasjen e një personi me famë botërore për asnjë arsye tjetër përveçse për të fituar famë,” shkruan TMZ.

“Ndërsa jeta e një personi nuk është më e vlefshme se jeta e tjetrit, fakti që keni zgjedhur dikë që nuk ishte vetëm një person i njohur botërisht dhe i dashur nga miliona njerëz, pavarësisht nga dhimbjet dhe vuajtjet që do t’i shkaktonit familjes, miqve të tij shumë të tjerë, ju treguat një mospërfillje të kobshme për shenjtërinë e jetës njerëzore dhe dhimbjen dhe vuajtjen e të tjerëve “.

Mark Chapman u dënua me 20 vjet burg në vitin 1981 pas deklarimit fajtor për vrasje të shkallës së dytë.

Chapman e qëlloi këngëtarin në dhjetor të vitit 1980, në hyrjen e ndërtesës ku artisti jetonte në Nju Jork. I dënuari ka bërë me dije se gjatë qëndrimit në burg i është afruar fesë kristiane dhe kjo e ka ndihmuar shumë që të kuptojë gabimet.

Mark David Chapman, 59 vjeç, ka thënë se është treguar idiot kur në 8 dhjetor të 1980 vrau ish-këngëtarin e Beatles në New York, para hyrjes së Dakota Building, pallati ku jetonte bashkë me të shoqen Yoko Ono.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SUPER-PASURIA 1 MILIARDË LEKË/ "Përpjekja e FUNDIT" e ADRIATIK LLALLËS: Shpresë vetëm tek Gjykata e Lartë
Previous article Goditje në "FRYMËN E FUNDIT"/ REALI pranë transferimit të dy SUPER futbollistëve

k.autor

Postime të ngjashme

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit Jetë

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT