• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASËSIT E 30-VJEÇARIT NGA VLORA? Dyshimet e policisë mbi ekzekutimin e Kristian Markut
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASËSIT E 30-VJEÇARIT NGA VLORA? Dyshimet e policisë mbi ekzekutimin e Kristian Markut

15 January, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Vrasja e 30-vjeçarit Kristian Marku nga Rrësheni, i cili u ekzekutua të hënën në autostradën Fier-Vlorë, dyshohet se ka ardhur për shkak të hakmarrjes. Megjithatë, policia nuk ka dalë ende në një konkluzion përfundimtar dhe për këtë arsye janë disa pyetje që shtrohen në lidhje me këtë ngjarje.

Çfarë do të bënte Marku në Vlorë natën e ekzekutimit? Kë do takonte ai dhe kë ka takuar më herët?

Marku, njihej edhe me mbiemrin Bardhi. Ai dyshohet se u nxorr në pritë dhe u qëllua 11 herë në drejtim të tij.
Policia nuk përjashton faktin se ekzekutimi mund të jetë kryer nga persona në Vlorë për llogari të bandave në Rrëshen.

“Pra një lloj marrëveshje mes bandave kriminale që kanë sjellë deri në kryerjen e këtij atentati mafioz kaq të mirëmenduar. Ajo për të cilën edhe Policia e Vlorës dyshon është pikërisht që nuk përjashton faktin se ekzekutori mund të ketë qenë nga Vlora, i cili ka bashkëpunuar me një bandë kriminale në Rrëshen, me të cilën Marku ka qenë në hasmëri. Kjo të çon pikërisht në këtë dyshim nga mënyra e organizimit të atentatit pasi atentatorët e kanë njohur mirë zonën për shkak të mënyrës së shpejtë që janë larguar nga vendngjarja”, raportoi gazetarja Greta Haskaj.

Në automjetin ku udhëtonte viktima u gjet edhe telefoni i tij celular, i sekuestruar tashmë. Tabulatet telefonike mund të zbulojnë personat që kanë kontaktuar me të para atentatit. Po ashtu, sipas gazetares, në Rrëshen të Mirditës janë kryer kontrolle në disa banesa, megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIM ME HOMOLOGUN BRITANIK/ Spiropali: Rrisim bashkëpunimin për sigurinë dhe emigracionin
Previous article SHOQËROHET NJË I DYSHUAR PËR VRASJEN E XHEMAL METËS/ Djali i viktimës: Mungonte portofoli dhe…

s.autor

Postime të ngjashme

VILA E BALLUKUT NË EMËR TË IGLI TARE/ Corriere Della Sera: Ish-drejtori sportiv i Milan nën akuzë për pastrim parash Aktualitet

VILA E BALLUKUT NË EMËR TË IGLI TARE/ Corriere Della Sera: Ish-drejtori sportiv i Milan nën akuzë për pastrim parash

PAMJET PREKËSE/ Homazhe për kolegun e tyre që u vra në krye të detyrës, policët s’mbajnë dot lotët Aktualitet

PAMJET PREKËSE/ Homazhe për kolegun e tyre që u vra në krye të detyrës, policët s’mbajnë dot lotët

DETAJET E PARA/ Drejtori i Hekurudhës Ergys Verdho paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati Aktualitet

DETAJET E PARA/ Drejtori i Hekurudhës Ergys Verdho paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT