• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASËS RUMUNË NË VLORË/ U kontraktua nga “djemtë e Dubait” për të eliminuar informatorin e grupit kundërshtar
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASËS RUMUNË NË VLORË/ U kontraktua nga “djemtë e Dubait” për të eliminuar informatorin e grupit kundërshtar

2 August, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Vrasja e rojës Renato Hoxhaj në Vlorë më 27 prill të këtij viti duket se ka pasur një parapërgatitje dhe një investim të madh nga grupi kriminal.

Personi që u kontraktua për të kryer këtë ngjarje ishte i huaj. Identiteti i tij tashmë është në duar të policisë së Vlorës, e cila e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai është një rumun i cili është rezident në Greqi, aty ku u zhvendos menjëherë pas krimit.

Top Channel mëson se rumuni qëndroi në Shqipëri plot një javë duke vëzhguar me imtësi jo vetëm objektivin e tij, por edhe gjithë rrugët ku do të ndiqte para dhe pas krimit.

Guidë për të shërbeu 42-vjeçari Kleanth Bylyku, alias Armando Gega, i cili ra në prangat e policisë së Vlorës dy ditë më parë. Ai doli zbuluar teksa shihej në shoqërinë e vrasësit çdo ditë të qëndrimit të tij në Shqipëri, që nga marrja e makinës në Tiranë deri në ditën kur u krye vrasja.

Pavarësisht se ai ka qëndruar i heshtur para hetuesve, provat kundër tij janë të qarta. Gjykata e Vlorës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, i dyshuar për veprën penale “vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim”. Edhe më herët ai ka qenë në pranga për armëmbajtje.

Për vrasjen e Hoxhajt, më datë 30 prill u arrestua edhe Eris Mehmetaj, i akuzuar si bashkëpunëtor. Mehmetaj dyshohet se ka siguruar automjetin me të cilin autori ka lëvizur në Vlorë ditën e ngjarjes.

Po kështu ai ka ndërruar targat për të shmangur identifikimin nga policia. Ai ishte mik i Roan Brahimit, i ekzekutuar në Greqi.

Grupi hetimor dyshon se ekzekutimi i 58-vjeçarit u porosit nga Dubai, ku strehohet një grup kriminal nga Vlora, pasi kishin dyshime se viktima kishte qenë informator për grupin kundërshtar.

Kontraktimi i një vrasësi rumun për të eliminuar Renato Hoxhajn nga një grup kriminal në Vlorë nuk është një rast i izoluar. Edhe më herët grupe kriminale kanë kontraktuar vrasës të huaj për të larë hesapet.

Kujtojmë se në janar të 2018 në Tiranë u vra Devi Kasmi nga një ish-komando grek, Eftimio Eftimiu. Ndërsa në prill 2023 një skuadër britanikësh u angazhua për të vrarë Ardian Nikulajn në Shëngjin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOGJËN MIJËRA HEKTARË SIPËRFAQE/ Arrestohen 3 persona për zjarrëvënie me qëllim në Dibër
Previous article DËNIMI I DODIK ME BURG/ Vuçiç: Vendim i ndikuar politikisht, nuk e njohim

s.autor

Postime të ngjashme

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ Nis protesta e qytetarëve në Tiranë Aktualitet

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ Nis protesta e qytetarëve në Tiranë

ZBULOHET PLANTACION ME KANABIS NË VELIPOJË/ Pezullohen kryekomisari, nënkomisari dhe një inspektor (EMRAT) Aktualitet

ZBULOHET PLANTACION ME KANABIS NË VELIPOJË/ Pezullohen kryekomisari, nënkomisari dhe një inspektor (EMRAT)

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT