• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“VRAS 10 VETA NËSE…”/ Zbardhen PËRGJIMET e të arrestuarit Aldo Avdylaj, i dyshuar për vrasje për hakmarrje
Home
Breaking News

“VRAS 10 VETA NËSE…”/ Zbardhen PËRGJIMET e të arrestuarit Aldo Avdylaj, i dyshuar për vrasje për hakmarrje

14 October, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Aldo Avdylaj është arrestuar nga policia në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, pas shpalljes në kërkim si organizator i atentatit ndaj Edmir Bregut.

Hetimet e SPAK kanë zbuluar se ky atentat dyshohet të jetë kryer për motive hakmarrjeje dhe lidhet drejtpërdrejt me grupin kriminal të Avdylajve.

Sipas burimeve hetimore, Avdylaj është përfshirë në përgjime ku dëgjohet të thotë: “Unë vras 10 vetë, nëse thua ti”, frazë që tregon strukturën hierarkike dhe mënyrën e funksionimit të grupit kriminal.

Kanë dalë pamjet e momentit kur Avdylaj prangoset nga efektivët; gjatë kontrollit i është gjetur një armë e fshehur poshtë jastëkut. Atentati ndaj Bregut shihet si një hakmarrje pas një përplasje të ashpër mes grupeve kriminale rivale. Më herët, Aldo Avdylaj ka qenë vetë objekt i një plani për eliminim, që dyshohet se është orkestruar nga Edmir Bregu.

Një rol kyç në zbardhjen e ngjarjes ka pasur Enea Kume, i arrestuar me akuzën e pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal, pasi dyshohet se ka shërbyer si informator, duke dhënë detaje mbi lëvizjet e Bregut dhe duke ndihmuar në organizimin e atentatit.

Ndërkohë, autoritetet dyshojnë se autor i ekzekutimit të Bregut është Alfred Doka, i cili besohet të ketë vepruar kundrejt një pagese.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJEDI NË ANGLI/ Nuk deshin ta lironin pronën, 60-vjeçarja shemb ndërtesën, të paktën 3 karabinerë kanë humbur jetën
Previous article VIDEOLAJM/ “Drogë, armë dhe para”, policia arreston dy 26-vjeçarët në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

NDIHMË E RE PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE/ Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës Breaking News

NDIHMË E RE PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE/ Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës

LËVIZTE ME ARMËN PLOT/ Arrestohet 31-vjeçari, i sekuestrohet pistoleta dhe 14 fishekë Aktualitet

LËVIZTE ME ARMËN PLOT/ Arrestohet 31-vjeçari, i sekuestrohet pistoleta dhe 14 fishekë

E SHPËRNDARË NË 150 FAMILJET MË TË PASURA/ Vila 17 milionë euro në PALASË, çfarë thotë Kris Maranda Aktualitet

E SHPËRNDARË NË 150 FAMILJET MË TË PASURA/ Vila 17 milionë euro në PALASË, çfarë thotë Kris Maranda

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT