• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRANËSIRA DHE RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot
Home
Sociale

VRANËSIRA DHE RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot

16 January, 2024 s.autor Aktualitet, Sociale

Pritet rritje e mëtejshme e vlerave barike, duke sjellë në vendin tonë mbizotërim motit të ngrohtë dhe të lagësht në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë territorin. Në zonat e thella malore priten reshje të dobëta dëbore. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin përmirësim të kushteve meteorologjike duke larguar reshjet përkohësisht nga territori.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 15°C. Era do të fryjë mesatare dhe herë pas here e fortë me shpejtësi DERI në 45 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës parashikohet që përgjatë gjithë 24 orëshit të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura. Pritet që vranësirat më të dukshme të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore duke gjeneruar reshje shiu e dëbore. Po ashtu; pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe reshje shiu e dëbore në të gjithë territorin e Kosovës por intensiteti i tyre do të jetë i ulët. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes por mesdita ruan vlera konstante duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 6°C. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites por forcohet gjatë orëve të pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Do të vijojë me vranësira dhe reshje shiu e dëbore e gjithë republika e MV KU më të theksuara reshjet paraqiten në zonat kufitare me Shqipërinë. Për shkak të uljes së temperaturave; në disa zona në Veri dhe Veriperëndim të MV do të vijojnë të jenë prezente ngricat në akset rrugore. Parashikohet që; orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike duke i larguar reshjet e shiut dhe dëborës nga i gjithë territori i MV. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale POR mbeten konstante në vlerat maksimale duke u luhatur nga 1°C më e ulëta në zonat malore deri në 7°C më e larta në zonat Perëndimore dhe Jugperëndimore. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor POR gjatë natës forcohet deri në 55 km/h, drejtimi i saj do të jetë Jugor.

Europa

Zhvillimi i një Cikloni të fuqishëm në Veri – Verilindje të kontinentit me ndikim deri në qendër do të sjellë në këto rajone të Europës reshje të dendura dëbore KU problematike situata paraqitet për vendet Nordike si edhe Europën Lindore. Po ashtu; rajoni i Ballkanit si edhe brigjet e Egjeut do të përfshihen nga stuhi të forta ere dhe shira me intensitet të larte KU Greqia do të përballet me përmbytje. NDERSA nën ndikimin e motit të qëndrueshëm do të jenë; ishujt Britanikë dhe pjesërisht Europa Qendrore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIONI/ Forcat speciale “blindojnë” Shkodrën për të arrestuar mikun e Martinajt, qëllohet qeni pasi sulmojnë banesën
Previous article DETAJET E PARA/ Zjarr gjatë natës në katin e 9-të të pallatit të Fier, ja çfarë ndodhi me të moshuarin

s.autor

Postime të ngjashme

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

U ARRESTUA NGA POLICIA/ Apeli i protestuesit më fëmijën e sëmurë: Ju lutem kam dy kalamaj të vegjël tek shtëpia, unë mund të rri në burg, mos i lini të vdesin Aktualitet

U ARRESTUA NGA POLICIA/ Apeli i protestuesit më fëmijën e sëmurë: Ju lutem kam dy kalamaj të vegjël tek shtëpia, unë mund të rri në burg, mos i lini të vdesin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT