• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRANËSIRA DHE RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot
Home
Sociale

VRANËSIRA DHE RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot

25 October, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Gjatë orëve të paradites, vendi ynë do të jetë nën nën ndikimin e vranësirave të dendura në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë zhvillim të tyre duke sjellë reshje të përkohshme shiu. Gjatë orëve të pasdites pritet zhvillim i mëtejshëm i vranësirave duke rrezikuar rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit. Parashikohet që gjatë natës i gjithë vendi të mbetet me vranësira dhe shira. ku herë pas here do të jenë në formë shtrëngate. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante gjatë orëve të mëngjesit por do të ulen lehtë në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe vranësira të shpeshta por pas-mesdite pritet shtim i vranësirave ku më të dukshme do të paraqiten në zonat perëndimroe duke gjeneruar rrbehse shiu. Parashikohet që në mbrëmje vonë dhe gjatë natës vranësirat të shtohen në të gjithë territorin e Kosovës duke sjellë reshje të dendura. Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante gjatë orëve të mëngjesit por mesdita do të sjellë një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 23°C. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites por deri mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi verior.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV mbetet në ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të pakta gjatë orëve të paradites por pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të shpeshta nëpër të gjithë MV, më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore duke gjeneruar rrrbeshe shiu. Kjo situatë e paqëndrueshme atmosferike do të na shoqërojë gjatë natës në të gjithë Republikën e MV. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante gjatë orëve të mëngjesit por mesdita do të sjellë një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 25°C. Era do të fryjë e lehtë paradites por forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale 45 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor.

Europa

Zhvillimi i një qendre të fuqishme ciklonare mbi Europën Veriperëndimore do të sjellë reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere përkatësisht në; ishujt britanikë, gadishullin Iberik si edhe Europën Qendrore. Po ashtu, do të vijojnë reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta në gadishullin Skandinav ndërsa gadishulli i Ballkanit si edhe vendet e Europës Lindore do të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta të jenë dominante

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË SHKODËR/ Shoferja përplas biçikletën, plagoset 56-vjeçarja
Previous article ALARM PËR BOMBË NË AEROPORTIN E BASELIT/ Evakuohen me urgjencë pasagjerët dhe stafi

s.autor

Postime të ngjashme

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3 Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve Aktualitet

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT