Në dhjetor të vitit 2018 një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë, pasi shqiptari Aleksandër Luca dhe shoku i tij grek Manolis Koukouras i morën jetën studentes greke 21-vjeçare Eleni Topaloudi.
Dy djemtë goditën me shufër hekuri studenten pasi ajo nuk pranoi të kryente marrëdhënie seksuale me ta dhe më pas e hodhën të gjallë në shkëmbinjtë buzë detit, pasi menduan se kishte vdekur.
Ndonëse se shqiptari ia hodhi fajin mikut të tij, mediat greke raportuan se një tjetër akuzë binte mbi Aleksandër Lucën. Shqiptari u tha se kishte abuzuar me një tjetër vajzë, në këtë rast me një vajzë me aftësi të kufizuara.
Thuhet se kjo ngjarje ka ndodhur me 28 nëntor, vetëm disa orë pas vrasjes së studentes, ndërkohë që një shtetas rom tregoi se së bashku me shqiptarin kishin abuzuar me vajzën.
Ndërkohë, prokuroria greke i ka kërkuar Gjykatës që të hedhë poshtë të gjitha rrethanat lehtësuese për shqiptarin dhe shokun e tij, me arsyen se ndjesa e tyre nuk ishte e sinqertë. Sipas prokurorit, ata përmes qendrimit dhe veprimeve të tyre në gjykatë, lanë të kuptohet se nuk janë penduar vërtetë. “Ata nuk ia vlen që të ndihmohen”, tha prokurori në fjalën e tij në sallën e gjyqit.
“Kjo ndjesë nuk ishte e sinqertë. Ata janë duke qeshur njëri-tjetrin, nuk janë penduar, nuk kanë kërkuar falje të sinqertë”, tha prokurori.