• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRANË 34-VJEÇARIN ME KAÇAVIDË/ Zbardhet ekspertiza mjekoligjore: Pse ndërroi jetë Indrit Ndoj
Home
Aktualitet
Kronikë

VRANË 34-VJEÇARIN ME KAÇAVIDË/ Zbardhet ekspertiza mjekoligjore: Pse ndërroi jetë Indrit Ndoj

25 October, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Krujës ka lënë prapa hekurave dy vëllezërit që akuzohen për vrasjen e 34-vjeçarit, Indrit Ndoj.

Gjatë seancës së zhvilluar dje, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për 60 ditë ndaj shtetasve, Saimir dhe Landi Miri, të cilët u prangosën të shtunën e shkuar për vrasjen e ndodhur më herët në rrethana ende të pasqaruara mirë nga organi i hetimit. Nga ekspertiza mjekoligjore, rezulton se Ndoj humbi jetën si pasojë e hemorragjisë, pasi u godit në pjesën e kofshës në një nga arteriet.

“SITUATA DOLI JASHTË KONTROLLI”

Dy vëllezërit Saimir dhe Landi Miri, të cilët u arrestuan nga Policia si autorë të dyshuar të vrasjes së 34- vjeçarit në Fushë-Krujë, Indrit Ndoj, kanë shprehur pendesë për ngjarjen. Në dëshminë e tyre para Policisë ata kanë thënë se nuk kanë dashur të vrisnin, por situata doli jashtë kontrollit. Po ashtu, vëllezërit kanë treguar se në momentin që janë larguar, Ndoj ka qenë gjallë. “Nuk kishim për qëllim ta vrisnim. Po situata na doli nga kontrolli pasi na sulmoi dhe na ofendoi rëndë. Ai (Ndoj) ishte në gjendje të rëndë, pasi kishte konsumuar lëndë narkotike. U takuam te vendi për të sqaruar një muhabet të vjetër. Nuk është se kishim ndonjë konflikt të hapur me të, gjithçka ndodhi aty për aty pasi na sulmoi. Nuk ishte i vetëdijshëm. Ai tentoi të na qëllonte dhe për t’u mbrojtur e qëllova. Më pas u larguam. E lamë të gjallë. Dhe s’menduam se kishim bërë ndonjë plagosje të rëndë. Por për fat të keq, kaçavida kishte prekur damarin kryesor (arterien femorale). Vetëm kur dëgjuam në mëngjes që kishte vdekur. Aty na kapi paniku. Nuk dinim ca të bënim. Jemi penduar shumë, pasi nuk ishte nevoja që situata të arrinte në këtë pikë pa kthim pas. Jemi shumë të penduar”, mësohet të kenë deklaruar vëllezërit Miri.

ARRESTIMET

Ndryshe nga se raportoi Policia më herët, vdekja e 34- vjeçarit, Indrit Ndoji nuk kishte ardhur si pasojë e armës së zjarrit, por nga goditja me një kaçavidë. “Nga tërësia e veprimeve të thelluara hetimore, këqyrja e vendit të ngjarjes, këqyrja e trupit të viktimës, si dhe mekanizmi i ngjarjes, ka rezultuar se në trupin e viktimës ka një plagë në këmbën e djathtë, që është shkaktuar nga një mjet i fortë shpues/prerës dhe për shkak të gjakderdhjes, 34- vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor, gjatë veprimeve hetimore ka sekuestuar në vendngjarje dhe në banesën e dy vëllezërve, prova ligjore që implikojnë dy vëllezërit në vrasjen e 34- vjeçarit. Paraprakisht, dyshohet se dy vëllezërit janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me 34- vjeçarin, i cili ishte me masë sigurie ‘Arrest në shtëpi’ dhe e kishte thyer masën duke dalë në rrugë. Në konflikt e sipër, ata e kanë goditur me një mjet të fortë shpues 34-vjeçarin dhe më pas janë larguar”, sqaroi Policia e Durrësit të shtunën kur njoftoi për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur gjatë së premtes dhe arrestimin e autorëve të dyshuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BOMBA NDOTËSE"/ Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së pritet të inspektojë vendet ukrainase
Previous article "MOS U JOSHNI NGA KORRUPSIONI"/ Mesazhi i Çuçit për punonjësit e rinj të Policisë

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT