• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VOTIMI NË ANKARA DHE STAMBOLL/ Partia e Presidentit Erdogan, ankesë për rezultatin
Home
Nderkombetare

VOTIMI NË ANKARA DHE STAMBOLL/ Partia e Presidentit Erdogan, ankesë për rezultatin

3 April, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Partia qeverisëse e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan u ankua të martën ndaj rezultatit të zgjedhjeve për Stambollin dhe Ankaranë, duke pretenduar për parregullsi në procesin e votimit që i kushtoi asaj me humbjen e posteve të kryetarëve të bashkive në të dy qytetet.

Në zgjedhjet lokale të së dielës partia për Drejtësi dhe Zhvillimit (AKP) e zotit Erdogan fitoi shumicën e votave në rang vendi, por u spraps në Stamboll, qendra ekonomike e vendit si dhe në kryeqytet, në Ankara. Nëse qëndrojnë në fuqi rezultatet fillestare kjo do të ishte një goditje politike për udhëheqësin turk, i cili bëri fushatë të gjerë për kandidatët e partisë së tij.

Shefi i AKP-së për Stambollin Bayram Senocak tha se partia ishte ankuar për parregullsi në votim, për të 39 zonat zgjedhore të qytetit. “Kemi identifikuar parregullsi dhe falsifikime,” tha ai.

Kandidati i Partisë Popullore Republikane (CHP) Ekrem Imamoglu shpalli fitoren për garën për kryetar të bashkisë së Stambollit me një avantazh prej 28 mijë votash ndaj kandidatit kundërshtar Binali Yildirim, i cili ka mbajtur më parë detyrën e kryeministrit.

Zoti Imamoglu u tha gazetarëve se “nesë partia tjetër do të kishte fituar, do t’i kishte uruar fitoren kundërshtarit të tij Binali Yildirim. Ata po sillen si një fëmijë të privuar nga lodrat”, tha ai.

Në Ankara kandidati i opozitës (CHP) për kryetar bashkie Mansur Yavas u rendit përpara Mehmet Ozhaseki-t të AKP-së me rreth katër për qind më shumë vota, sipas agjensisë shtetërore të lajmeve Anadolu, por AKP-ja tha se e ka kundërshtuar rezultatin për 25 zona zgjedhore të Ankarasë.

Autoritetet zgjedhore kanë dy ditë afat për të vendosur nëse pretendimet për parregullsi në votim janë të drejta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËSHIRON TË LARGOHET NGA BARCELONA/ E ardhmja e Coutinho lidhet ngushtë me vendimin klubit...
Previous article KUKËSI-TEUTA/ Ndreu me Shkurtajn e Rexhinaldon në fushë, Shkëmbi me ndryshime (FORMACIONET ZYRTARE)

k.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT